BALLINA BreadCrumbTrailer Drejtoria Parku Kombëtar Sharr BreadCrumbTrailer Detyrat dhe përgjegjësitë

Detyrat dhe përgjegjësitë

Parku  Kombëtar Sharr është Parku i parë kombëtar i shpallur në Kosovë në vitin 1986. Funksionimi i Parkut Nacional ka filluar në vitin 1995, ndërsa është ndërprerë gjatë periudhës 1999 – 2002, dhe përsëri është riaktivizuar në maj të vitit 2002.

Parku Kombëtar "Sharr" Shtrihet në pjesën jugore të Republikës së Kosovës dhe shtrihet për gjatë kufirit me Republikën e Maqedonisë.  Sipërfaqja e Parkut nacional, sipas Ligjit, është 39000 ha, e cila gjendet në territorin e katër komunave: Prizren (19 500 ha / 50%), Shtërpcë (15 210 ha / 39%), Suharekë (2 730 ha / 7%) dhe Kaçanik (1560 ha / 4%).  Me Parkun nacional ,,Mali Sharr” menaxhon Drejtoria e Parkut Nacional me seli në Prizren,e cila funksionin në kuadër të Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës. Drejtoria e Parkut Kombëtar ,,Sharr” i kryen të gjitha funksionet që i takojnë menaxhimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore që kanë të bëjnë me planifikimin, organizimin, udhëheqjen dhe kontrollën. 

Veprimtarit kryesore në kuadër të menaxhimit të resurseve natyrore janë: mbrojtja dhe zhvillimi i resurseve natyrore, hulumtimi dhe studimi i vlerave natyrore, shfrytëzimi racional dhe i qëndrueshëm i pasurive natyrore, kompletimi i infrastrukturës ligjore, organizative dhe financiare për menaxhimin e qëndrueshëm të Parkut nacional, etj.  Drejtoria e Parkut me qëllim të mbrojtjes dhe menaxhimit më efikas të resurseve të Parkut bashkëpunon me shumë institucione.  Puna e kësaj drejtorie është ngushte e lidhur edhe me institucionet e tjera shtetërore siç janë: qeveritë qendrore dhe qeveritë komunale, policia, prokuroria, gjykata, inspekcionet, emergjenca, brigada e zjarrfikësve.


Po ashtu kjo drejtori bashkëpunon ngushtë edhe me institucionet joqeveritare siç janë shoqatat ekologjike, shoqatat e gjahtarëve, bjeshkatarëve, peshkatarëve etj.  Drejtoria e Parkut Kombetar ,,Sharr” në përbërjen e vetë dy Sektorë: Sektorin e Pylltarisë dhe Sektorin e Biologjisë, të cilët i kryejnë punët nga fusha e tyre profesionale. Në kuadër të stafit Parkut veçohen: stafi udhëheqës, profesional dhe administrativ - të cilit punët i kryejnë në zyre dhe në terren, dhe  kujdestarët - të cilit vazhdimisht janë në terren me qëllim të kryerjes së aktiviteteve në mbrojtjen dhe vëzhgimin e resurseve natyrore (pyjeve, florës dhe faunës). 

Parku menaxhohet në bazë të Ligjit për Parkun Kombetar Sharr.  Ligjet e tjera mbështetëse për menaxhimin e Parkut nacional janë: Ligji për Mbrojtjen e Natyrës, Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit, Ligji për pyjet dhe Kodit Penal i Republikës së Kosovës.  Menaxhimi i Parkut rregullohet edhe përmes Planit Hapësinor për Parkut dhe Planit Menaxhues për Parkut.