BALLINA BreadCrumbTrailer Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës BreadCrumbTrailer Detyrat dhe përgjëgjësitë

Detyrat dhe përgjëgjësitë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës apo shkurt IHMK është instituti që bënë matjet hidrometeorologjike në territorin e Kosovës si dhe monitorimin e cilësisë së ajrit.

Veprimtaria Hidreometeorologjike ne Kosovë ka filluar ne vitin 1922 kur në Vermicë të Prozrenit është vendos një latë (hidrometer) dhe limnigraf në lumin Drini i Bardhë. Po në atë pikë monitoruese datojnë edhe matjet e para klimatologjike.

Rrjeti aktual i monitorimit të ujërave është i shtrirë sipas ujërrjedhave përkatësisht pellgjeve ujore të Kosovës, kurse stacionet meteorologjike janë të shpërndara sipas gjerësisë gjeografike me qellim të evidentimit dhe saktësimit të elementeve dhe dukurive meteorologjike.

Instituti Hidrometerorologjik i Kosovës menaxhon edhe me rrjetin e stacioneve për monitorimin e cilëssisë së ajrit.

Ky institut në kuadër të tij ka Sektorin e Meteorolgjisë i cili kryer natjet meterorologjike dhe agrometeroroligjike, Sektorin e Hidrologjisë i cili bënë monitorimin e ujërave sipërfaqësore dhe Sekorin i Laboratorit i cili kryen analizat fiziko kimike të ujërave, dheut dhe cilësisë së ajrit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të IHMK-së janë:

Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjetit themelor të stacioneve hidrologjike dhe meteorologjike dhe organizimi i matjeve dhe vrojtimet e elementeve dhe dukurive: hidrologjike, meteorologjike, biometeorologjke dhe hidrobiologjike.

Studimi, përpunimi, ruajtja, këmbimi dhe shpallja e të dhënave dhe rezultateve hidrometeorologjike dhe rezultateve të hulumtimeve në rrjetin e monitorimit. Organizmi, mirëmbajtja dhe zhvillimi i sistemit llogaritës, vrojtues të bazës së të dhënave e të prognozimit për kryerjen e punëve hidrometeorologjike. 

Kryerja e matjeve, vrojtimeve meteorologjike me radar si dhe kryerja e matjeve dhe vrojtimeve hidrometeorologjike sistematike  në ujërrjedhat e lumenjve në rastet e zakonshme dhe në rastet e çrregullimeve, të gjendjes së ujërave të nëntokës në zonën e ngopur dhe në kontakt të drejtpërdrejt me tokën dhe nëntokën.

Përcjellja sistematike dhe konstatimi i ndotjes së ajrit, të reshurave atmosferike, ujërave sipërfaqësore dhe ujërave të nëntokës të burimit të parë dhe tokës,studimi dhe prognozimi i kushteve hidrometeorologjike të ndotjes së mjedisit si dhe paralajmërimi i paraqitjes së fatkeqësive elementare hidrometeorologjike.

Dhënia e raporteve, parashikimeve dhe paralajmërimeve të organeve kompetente qendrore dhe lokale mbi dukuritë hidrometeorologjike she studimi i motit, klimës, ujërave sipërfaqësore dhe të nëntokës, si dhe ndikimit të tyre në biosferë.

Hulumtimi i ndryshimeve të motit, klimës, ujërave të shkaktuara nga ndikimi artificial si dhe studimi i metodave të veprimeve artificiale mbi motin, klimën dhe ujërat.