BALLINA BreadCrumbTrailer Eko - mix BreadCrumbTrailer Këshilla Mjedisore

Këshilla Mjedisore

KURSENI UJIN, UJI ËSHTË JETË !

Të dhëna dhe fakte për ujin...

  • 97 % e ujit në të gjithë globin është i kripur,
  • Vetëm 2.7 % e sasisë së përgjithshme të ujit mund të shfrytëzohet për pije.
  • Uji është rregullatori i temperaturës së tokës.
  • Ai, gjithashtu, rregullon temperaturën e trupit tonë
  • Uji është transportuesi i ushqimeve dhe i oksigjenit në qelizat e trupit të njeriut.
  • Uji përbën 66% të organizmit, 75 % të trurit njerëzor dhe 75 % te të gjithë bimësisë së gjallë .
  • Një person mund të jetojë rreth një muaj pa ushqim, por vetëm disa ditë pa ujë

Përdorimi i ujit në jetën e përditshme ?

  • Çdo person përdor mesatarisht 160 litra ujë çdo ditë .
  • Për të bërë punët e mirëmbajtjes së shtëpisë përdoren mesatarisht 3500 litra ujë në javë.
  • Sasia më e madhe e ujit të përdorur është ajo që shkon për tualetin e shtëpisë sonë.

Ne përdorim:

  • 2 litra ujë, sa herë do të mbushim një çajnik .
  • 25 litra ujë, sa herë që do të lahemi në dush .
  • 60 litra ujë, sa herë vendosim në punë makinën larëse të rrobave .
  • 5 litra ujë, për të larë pjatat në shtëpi .
  • 10 litra ujë, sa herë të shtypim butonin e shkarkimit të tualetit .

A e dini sa harxhon një rubinet i cili pikon pikë-pikë, pa i kushtuar askush vëmendje ?

Ai harxhon afërsisht 283-387 litra ujë në javë !

Çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të ndaluar shpërdorimin e ujit ?

  • Të mos lejojmë të rrjedh ujë kot nga rubineti.
  • Të mos përdorim ujin e pijshëm për të larë veturat .
  • Të mos konsumojmë më shumë ujë nga sa janë nevojat tona .
  • Të mos përdorim ujin e pijshëm për ndërtimet e shumta në qytetin tonë??.
  • Të mos pastrojmë trotuaret me ujë të pijshëm ;
  • Të mos harrojmë të mbyllim çezmat kur lajmë dhëmbët .
  • Të mos ujitim çdo ditë lulet .
  • Të paguajmë rregullisht ujin që konsumojmë .
  • Të mos lejojmë ndërhyrjet pa leje në rrjetin e ujit.


Të gjithë jemi përdorues të ujit, andaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzua atë në mënyrë të drejtë, duke mos e shpërdoruar...

SI TA ZVOGLOJMË NGROHJEN GLOBALE ?

Planeti ynë, gjithnjë e më shumë po përballet me ndryshimet klimatike. Stuhitë, vërshimet, thatësia etj. janë disa nga pasojat e ndryshimeve klimatike që janë si rrjedhojë e lirimit në atmosferë të gazrave serë. Zvogëlimi i sasisë së reshjeve, zvogëlimi i sasisë së ujit për pije dhe higjienë, humbja e të korrurave, përballja më urinë etj. janë vetëm disa prej rreziqeve që i kanosen njerëzimit nga ngrohja globale...

Andaj, çka mundë të bëjë secili nga Ne për të zvogëluar efektet e ngrohjes globale...

Ushqimi

  • Blini ushqime organike që janë më të shëndetshme dhe për prodhimin e të cilave shpenzohen më pak energji.
  • Blini produkte lokale sepse kështu zvogëloni energjinë e shpenzuar për transportin e produkteve nga jashtë.
  • Blini ushqime të paketuara sa më thjeshtë dhe merrni me vete qeset që të zvogëloni mbeturinat që krijohen nga qeset e plastikës.

Në shtëpi

  • Blini pajisje që kursejnë energjinë dhe servisoni të vjetrat ose ndërroni ato.
  • Minimizoni ngrohjen dhe ftohjen në shtëpi duke izoluar mirë shtëpitë tuaja.
  • Kur dilni jashtë fikni kompjuterët, nxehëset dhe kondicionuesit e ajrit.
  • Shfrytëzoni burime alternative dhe ekologjike të energjisë.
  • Mbillni sa më shumë fidane dhe pemë në oborret tuaja.
  • Zëvendësoni poçet tuaja elektrike me poça fluoreshent kompakt.
  • Nëse secili nga ne zbret temperaturën në shtëpi për 1 grade C, do te zvogëloj emetimin e CO 2 për 300 kg në vit,
  • Nëse secili nga ne do të përdorte ftohësit me shenjë A + , do të zvogëlonte emetimin CO 2 për 210 kg në vit
  • Nëse secili nga ne do te mbillte një dru, do të kontribuonte në uljen e sasisë së CO 2 për një ton, për periudhën sa mundet të thithë CO 2 një dru gjatë jetës se tij.

Në udhëtim

  • Ngisni veturat tuaja më rallë dhe në vend të tyre shfrytëzoni transportin publik.
  • Ecni apo përdorni biçikletën në relacionet e shkurta.
  • Kur udhëtimi më veturë është i domosdoshëm, sigurohuni që vetura e juaj është në rregull dhe gomat janë të fryra sa duhet.
  • Largoni nga përdorimi veturat e vjetruara.