BALLINA BreadCrumbTrailer Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Parashikimi i motit për sot dhe për ditët në vijim (04.12.2014)

Dita e enjte do të karakterizohet me mot të vranët dhe intervale kohore me diell. Nëpër ultësira do të ketë mjegull. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin në mes 3 dhe 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin nga 7 deri 9 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të jetë mbi normalen me tendencë zbritje gjatë ditëve në vijim. Lagështia relative e ajrit do të lëviz nga 97% në orët e hershme e deri në 68% gjatë ditës. Do të fryj erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-4 m/s. Dominuese do të jetë era në drejtimin e verilindjes.më shumë

Moti sot, parashikimi për nesër dhe për ditët në vijim, sipas IHMK (14.04.2014)

Sot mbi vendin tonë ka mbajtur mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperatura më e ulët u shënua 2 grade C, kurse më e larta e ditës ka arritur në 19 grade C. Ka fryrë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s.Për nesër dhe ditët në vijim pritet keqësim i motit, me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të jenë në zbritje, sidomos maksimalet e ditës gjatë kësaj jave nuk do të kalojnë mbi 11 grade C.më shumë

Moti sot, parashikimi për nesër dhe për ditët në vijim, sipas IHMK (06.04.2014)

Sot mbi vendin tonë ka mbajtur mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës u shoqëruan me riga shiu. Vlera minimale e temperaturës u shënua 5 gradë C, kurse më e larta e ditës ka arritur në 17 gradë C. Ka fryrë erë nga ana e lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s. Për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, të cilat në jug të vendit do të shoqërohen me riga të dobëta shiu . Temperatura më e ulët do të lëvizin ndërmjet 4 gradë C dhe 5 gradë C, kurse më e larta e ditës pritet të arrijë në 19 gradë C. Do të fryj erë nga ana e veriut dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s.më shumë

Moti sot, parashikimi për nesër dhe për tërë javën, sipas IHMK (02.04.2014)

Sot mbi vendin tonë ka mbajtur mot me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara ishin në pjesën jugore të vendit. Vlera minimale e temperaturës u shënua 3 gradë C, kurse më e larta e ditës ka arritur në 22 gradë C, ka fryrë erë nga ana e perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-4 m/s.Për nesër parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme . Temperatura më e ulët do të lëvizin ndërmjet 4 gradë C dhe 5 gradë C, kurse më e larta e ditës pritet të arrijë në 22 gradë C. Do të fryj erë nga ana e jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.më shumë

Moti sot, parashikimi për nesër dhe për ditët në vijim (26/03/2014)

Sot mbi vendin tonë ka mbajtur mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Temperatura më e ulët u shënua 2 gradë C, kurse më e larta e ditës ka arritur në 13 gradë C. Ka fryrë erë nga ana e jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1-5 m/s. Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperatura më e ulët do të luhatet nga 2 gradë C deri në 4 gradë C, kurse më e larta e ditës pritet të arrijë në 11 gradë C. Do të fryj erë nga ana e jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.më shumë

previous

1-5 Nga 18

next