BALLINA BreadCrumbTrailer Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Moti sot dhe parashikimi per ditet ne vijim (19.03.2014)

Sot mbi vendin tonë ka mbajtur mot me diell dhe vranësira te pjesshme, vranësirat gjate ditës janë shoqëruar me reshje shiu, kryesisht ne veri te vendit. Temperatura më e ulët u shënua 4 grade C, ndërsa më e larta e ditës ka arritur në 22 grade C. Ka fryre erë mesatare e here-here me vrull nga ana jugperëndimore kurse ne pjesën e dyte te ditës ka ndërruar kahun nga veriu shpejtësia e se cilës ka arritur deri 15m/s. Për nesër dhe pasnesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira te shpërndara. Temperatura minimale do të luhatet nga 2 grade C deri në 3 grade C, kurse më e larta e ditës pritet të arrijë në 18 grade C. Do të fryj erë nga ana e veriut dhe me pas nga ana jugore me shpejtësi 2 deri 7m/s.më shumë

Moti sot dhe parashikimi per ditet ne vijim (14.03.2014)

Sot mbi vendin tonë ka mbajtur mot me diell.Temperatura më e ulët u shënua -2 gradë C, ndërsa më e larta e ditës ka arritur në 18 gradë C. Ka fryre erë nga ana e veriut dhe veriperendimit me shpejtesi 1-6m/s. Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell . Temperatura minimale do të luhatet nga -1 gradë C deri në 1 gradë C, kurse më e larta e ditës pritet të arrijë në 19 gradë C. Do të fryj erë nga ana e jugut dhe jugperendimit me shpejtësi 1 deri 7m/s.më shumë

Moti sot, parashikimi për nesër dhe për ditët në vijim (12.03.2014)

Sot mbi vendin tonë ka mbajtur mot me diell. Temperatura më e ulët u shënua 0 grade C, ndërsa më e larta e ditës ka arritur në 15 grade C. Ka fryre erë nga ana e veriut me veriperëndimit me shpejtësi 1 deri 2 m/s.Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperatura minimale do të luhatet nga -2 grade C deri në 1 grade C, kurse më e larta e ditës pritet të arrijë në 16 grade C. Do të fryj erë nga ana e veriut dhe veriperëndimit me shpejtësi 1 deri 2m/s.më shumë

Moti sot dhe parashikimi për ditët në vazhdim ( E hene 20/01/2014)

Sot mbi vendin tonë ka mbajtur mot me vranësira dhe vende –vende me riga shiu. Temperatura më e ulët ishte 2 gradë celsius, kurse më e larta e ditës ka arritur në 12 gradë celsius.Fushat me presion të ulët atmosferik vazhdojnë ta zgjerojnë aktivitetin mbi Gadishullin Ballkanik, kështu që ditët në vijim do të shoqërohen me një mot të lagësht, me reshje sporadike shiu dhe erëra të cilat herë-herë do të jenë të vrullshme. Temperaturat do të jenë në rënie, si ato minimalet ashtu edhe ato maksimalet të ditës. Uljet e temperaturave priten kryesisht gjate ditës së premte ku do të ketë ulje me të theksuar te temperaturës për të vazhduar edhe ne ditët vijuese.më shumë

Moti sot dhe parashikimi për nesër (E Hënë 06.01.2014)

Sot mbi vendin tonë ka mbajtur mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale kohore te shkurtër me diell. Temperatura më e ulët ishte 3 gradë celsius kurse më e larta e ditës ka arritur në 10 gradë celsius. Shtypja atmosferike është luhatur nga 948 milibar në 951 milibar. Lagështia relative e ajrit në mëngjes ishte 82% , gjatë ditës ka zbritur në 78%. Dukshmëria horizontale nga 2 km ne 9 km. Ka fryre erë nga ana e veriut dhe juglindjes me shpejtësi 1 deri 5 m/s .Për nesër parashihet të mbajë mot i vranët dhe me mjegull. Temperatura më e ulët do të jetë 2 gradë, kurse më e larta e ditës do të arrijë në 7 gradë celsius. Do të fryje erë e lehtë nga ana e jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1-2m/smë shumë

previous

6-10 Nga 18

next