BALLINA BreadCrumbTrailer Parashikimi i motit

Moti sot, parashikimi për nesër dhe për ditët në vijim (26/03/2014)

Sot mbi vendin tonë ka mbajtur mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Temperatura më e ulët u shënua 2 gradë C, kurse më e larta e ditës ka arritur në 13 gradë C. Ka fryrë erë nga ana e jugut dhe juglindjes me shpejtësi 1-5 m/s.

 

Për nesër parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperatura më e ulët do të luhatet  nga 2 gradë C deri në 4 gradë C, kurse më e larta e ditës pritet të arrijë në 11 gradë C. Do të fryj erë nga ana e jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.

 

Dita e premte  vende-vende do të shoqërohet me intervale me reshje shiu. Temperatura më e ulët do të luhatet nga 3 gradë C deri në 5 gradë C, kurse më e larta e ditës do të arrijë në 11 gradë C. Do të fryje erë nga jugu dhe jugperëndimi e lehtë dhe mesatare.

 

Ditët e vikendit do të jenë me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat  minimale do të luhaten nga 2 gradë C në 4 gradë C kurse më të lartat e ditës do të arrijnë në 15 gradë C. Do të ketë erë  të lehtë dhe mesatare kryesisht nga  veriu dhe verilindja.

 

Ne tabelën vijuese janë paraqitur temperaturat minimale dhe maksimale për qytetet   kryesore të Kosovës për ditën e sotme (26.03.2014) dhe parashikimi për ditën e nesërme (27.03.2014).

 

 

 

 

Prapa