BALLINA

Fjala e kryeshefit të AMMK-së

Të nderuar vizitorë të portalit te Agjencionit per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës. Të respektuar dashamirës të mjedisit, mirë se erdhët në shtëpinë tonë, dyert e se cilës janë gjithmonë të hapura për ju. më shumë

Raporti vjetor për gjendjen e mjedisit prezantohet para Komisionit Parlamentar për Mjedis dhe Planifikim Hapësinorë

Kreyshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina ka prezantuar sot para Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinorë, Raportin Vjetor të Gjendjes së Mjedisit për vitin 2016.Në ekspozeun e tij para komisionit ai ka prezantuar bazën ligjore të raportit, strukturën, të gjeturat kryesore dhe rekomandimet që dalin nga raporti, duke përfshirë sektorët kryesore mjedisor: ajri, toka, uji, natyra dhe mbeturinat. Po ashtu janë prezantuar edhe problemet kryesore mjedisore dhe masat që janë ndërmarrë nga institucionet përkatëse për tejkalimin e problemeve, projektet e realizuara dhe buxheti i dedikuar për mjedisin.më shumë

Reagim: Informacioni i RTK për cilësinë e ajrit në Prishtinë i pasaktë dhe i pabazuar!

Mbrëmë në edicionin qendror të lajmeve në RTK është transmetuar kronika televizive me titull “Ndotja e ajrit në Prishtinë është alarmante!”. Në mes tjerash në këtë kronikë thuhet që “gjatë ditëve të fundit, vlerat mesatare te ndotjes e ajrit në Prishtinë kanë kaluar mbi 300 herë shkallën e lejuar”. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës-AMMK, bënë me dije opinionin e gjerë që ky raportim është tërësisht i pabazuar në të dhënat e monitoruara dhe nuk përkon me realitetin.Është fakt që gjatë ditëve të festave përkatësisht me datat 30.12.2017, 31.12,2017 dhe 01.01.2018 ka pasur tejkalime të vlerave të lejuara të PM10 dhe PM 2.5, në Prishtinë, çka është evidentuar dhe raportuar edhe nga AMMK, por këto tejkalime kanë qenë normale për këtë sezon dhe këto ditë kur i shtohet edhe fakti i ndezjes së fishekzjarrëve, por assesi këto tejkalime nuk e arrijnë nivelin 300 herë mbi shkallën e lejuar, dhe një shkallë e tillë e ndotjes pothuajse edhe teoritikisht është e pamundur.më shumë