BALLINA BreadCrumbTrailer Toka

Monitorimi i ndotjes së tokave (dheut)

Ndikimi i vazhdueshëm nga aktivitetet njerëzore sjell deri te degradimi i sipë­rfaqeve tokësore duke shkaktuar edhe pasoja të dëmshme mjedisore dhe socio-ekonomike. Sfida është që të para­ndalohet degradimi i tokave dhe ndotja e tyre përmes masave dhe politikave specifike për mbrojtjen e tokave.

 

Në kuadër të angazhimeve për mbrojtjen e tokës, Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë për Konsolidimin e tokës 2010-2020 e cila si objektivë të përgjithshme ka realizimin e projekteve të konsolidimit të tokës dhe të sigurojë shfrytëzim racional të tokës bujqësore, mbrojtjen e mjedisit, trashëgimisë kulturore dhe mbështetje për zhvillimin e bujqësisë.

 

Ndërsa në kuadër të Strategjisë për Mbrojtjen e Mjedisit 2013-2022 në kuadër të kapitullit për tokën si objektiva kryesore për këtë sektorë janë:  hartimi i një strategjive të veçantë për menaxhimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të tokës si burim natyror dhe parandalimi dhe zvogëlimi i degradimit të mëtejshëm të tokës nga ndotësit dhe erozioni.

 

Sipas legjislacionit aktual në fuqi çështjet për mbrojtjen e tokës/dheut janë të adresuara përmes dy ministrive. Mbrojtja e tokës bujqësore nga ndotja, erozioni, rregullimi, monitorimi i vazhdueshëm i  gjendjes dhe të gjitha ndryshimet në tokën bujqësore si vetitë fizike, kimike dhe biologjike janë përgjegjësi e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

 

Ndërsa monitorimi i gjendjes së mjedisit dhe emisioneve në mjedis ku përfshihet edhe komponenta e dheut (tokës), është përgjegjësi e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë e rregulluar me Ligjin për mbrojtjen e mjedisit dhe ligjet tjera mjedisore.   

 

Në Kosovë ende nuk ka sistem te monitorimit të tokës (dheut). Aktualisht as operatorët ekonomik me potencial ndotës të mjedisit nuk e bëjnë monitorimin e rregullt të cilësisë së tokës (dheut), prandaj edhe AMMK ka mungesë të  dhënave për kualitetin e dheut në këto zona. 

 

Per me shume:

 

 

Studimi i ndotjes se tokave

 

 

Mbulushmeria e tokave