BALLINA BreadCrumbTrailer Eko - mix BreadCrumbTrailer Kuriozitete mjedisore

Kuriozitete mjedisore

  • Për çdo vjet nga zyrat në SHBA hidhen letra të shkrimit me të cilat mund të ndërtohet një muri i lartë 3,60 metra dhe i gjatë prej Los Angjelosit deri në Nju Jork.
  • Për çdo vjet amerikanët gjuajnë më shumë se tetëmbëdhjetë miliardë pelena për një përdorim - të cilat të renditura njëra pas tjetrës do të arrinin një gjatësi sa për të shkuar dhe për ty kthyer shtatë herë deri në Mars.
  • Për çdo 11 dollarë që amerikanët i shpenzojnë për ushqim, 1 dollarë shpenzohet për ambalazh.
  • Për çdo vjet në Amerikë hidhen më shumë se njëzet e tetë miliard shishe dhe kavanoza të qelqit, që mjaftojnë që për çdo dy javë të mbusheshin deri në krye ish kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork.
  • Për botimin e gazetave amerikane për një javë nevojitet një pyll i madh - me mbi 500 000 trungje.
  • Nëse çdo familje amerikane brenda ditës zvogëlon temperaturën mesatare të ngrohjes për 3 gradë Celsius do të kursehej energjia të cilën e japin 500 000 barela naftë për çdo ditë.
  • Amerikanët për çdo vjet shpenzojnë rreth katër miliardë litra të vajit për motor, e prej tyre rreth njëmijë e pesëqind e njëzet milion përfundojnë në tokë.
  • Në Amerikë ka më shumë se 100 milion mace dhe qenë.
  • Amerikanët për çdo vit prodhojnë gota prej stiropori sa mjaftojnë që Toka të mbështillet 436 herë.
  • Sipas statistikave në mbarim të viteve të tetëdhjeta në SHBA janë shpenzuar për çdo vit nga shtatëqind miliard litra ujë.
  • Nëse çdo anëtarë i një familje katër anëtarësh bënë dush për çdo ditë nga pesë minuta, atëherë brenda një jave do të shpenzohej më shumë se 2 .500 litra ujë , që është e barabartë me sasinë e ujit që do të shpenzohej për pirje nga një njeri për tre vjet.
  • Temperatura më e lartë e regjistruar në botë është 57,5 gradë në Elaziz të Libisë (Afrikë), kurse më e ultë u regjistrua në stacionin Vostok Antarktidë -89,6 gradë..
  • Kilauea në Havaii (USA) është vullkani më aktiv në botë. Që nga viti 1983 është pandërprerë aktiv dhe vjell 5 m³ llavë në sekondë.
  • Shkretëtira e Saharasë për nga territori është më e madhe se sa kontinenti i Australisë?
  • Shteti me më tepër rrugë të asfaltuara në botë është Franca.
  • Sikur nga te gjithë ujërat e deteve dhe oqeaneve të nxirrej kripa, me të do të mbulohej gjithë sipërfaqja e tokës sonë me një shtresë prej rreth 130 metrash.
  • Në çdo litër ujë të sipërfaqes së detit ka mesatarisht rreth 10.000 gjallesa, ne 100 metra ka 3.000 dhe në 5.000 metra ka mesatarisht 15 gjallesa.
  • Oqeani më i madh është Paqësori. Sipërfaqja e tij është 179.680.000. km. Katrorë, kurse oqeani më i vogël është Oqeani i Ngrirë i Veriut që ka 14.090.000 km. katrorë.
  • Thellësia më e madhe në botë është në ishujt Mariana, e quajtur Çalenger. Kjo thellësi arrin në 11.033 metra
  • Nëntëdhjetë e shtatë % të ujit në tokë e përbëjnë oqeanet, kurse 2 % e ujit të Tokës është i ngrirë. Njerëzimi furnizohet me vetëm 1 % të sasisë së ujit të tokës i cili arrin nga sipërfaqja e tokës: lumenjtë, liqenet, krojet ose nga ujërat nëntokësore.
  • Liqeni më i bukur dhe më ujë më të kulluar në Evropë është Liqeni i Pogradecit. Gjerat atje mund t'i shohim deri në 20 metra thellësi. Thellësia e këtij liqeni është 285 metra , gjatësia 30 kilometra, ndërsa gjerësia 10 kilometra.
  • Ajsbergu (ishull i akullit) me i madh i matur deri me sot ka qenë me gjatësi 200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një sipërfaqe me të madhe se Belgjika.
  • Dallga më e madhe e regjistruar deri më sot ka qenë në vitin 1971 në Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartësi 85 m.