BALLINA BreadCrumbTrailer Aktivitete BreadCrumbTrailer Punëtoria - Shqyrtimi i raportit për...

Punëtoria - Shqyrtimi i raportit për gjendjen e mjedisit 2006-2007

Në këtë raport pasqyrohet gjendja e përgjithshme mjedisore, faktorët e ndotjes e të dëmtimit të mjedisit, politikat e ndjekura për mbrojtjen dhe ruajtjen e tij, përpjekjet e bëra në këtë drejtim nga ana e institucioneve përgjegjëse qendrore e lokale, si dhe nga tërë shoqëria në përgjithësi.
Raporti, përveç që shpreh shqetësimet për të gjitha problemet mjedisore, ofron të dhëna edhe për vendimmarrësit kryesorë, jo vetëm në aspektin e bërjes së politikave mjedisore, por në radhë të parë në rastin e marrjes se vendimeve mbi zhvillimet, planifikimet dhe investimet strategjike në sektorët të cilët kanë ndikim në mjedis siç janë ekonomia, transporti, bujqësia etj.