BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Arkivi - Lajme

Identifikohen vlerat natyrore në Komunën e Deçanit

Në kuadër të realizimit të planit të punës për vitin 2018, Institutit i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me komunën e Deçanit kanë filluar procesin e evidentimit të vlerave natyrore në territorin e komunës së Deçanit. Me këtë raste gjatë vizitave në terren do të evidentohen vlerat e natyrës me karakter: gjeologjik, gjeomorfologjik, speleologjik, hidrologjik, botanik etj., të cilat më pas në bazë të vlerave të veçanta me të cilat disponojnë do ti propozohen për mbrojtje Kuvendit Komunal të Deçanit- Lista preliminare e monumenteve të natyrës.më shumë

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përfiton nga përvojat suedeze në sektorin e mjedisit

Në mbështetje nga Agjencioni Ndërkombëtarë Suedez për Zhvillim (SIDA), në kuadër të Programit Mjedisor për Kosovën, një delegacion i AMMK ka realizuar vizitë studimore në Suedi, për të marrë përvojat për sektorin e mjedisit nga ky vend. Në kuadër të vizitës janë realizuar takime me institucione suedeze të nivelit qendrore, rajonale dhe lokal për tu njoftuar lidhur me organizimin institucionale, kornizën ligjore dhe programore si dhe për procesin e monitorimit, raportimit dhe informimit të publikut për mjedisin.Agjencia e Mjedisit e Suedisë, Institutin Suedez i Mjedisit, Shërbimi Gjeologjik Suedez, Administrata Regjionale e Stokholmit dhe Komunave Nacka dhe Horby, kanë qenë institucionet ku janë realizuar vizita dhe janë marrë përvojat.më shumë

Publikohet Raporti për gjendjen e menaxhimit të mbeturinave komunale ne Kosovë

Raporti është përgatitur nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH, në kuadër të përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive për raportim për gjendjen e mbeturinave sipas Ligjit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ligjit për Mbeturina. Qëllimi kryesor i Raportit është informimi i publikut për gjendjen e mbeturinave të ngurta komunale në Kosovë, mirëpo përmes këtij raporti, synohet që të ndikohet edhe në përmirësimin e politikave për menaxhimin e mbeturinave. Ky raport do të shërbejë edhe si një udhëzues i mirë për orientimin e projekteve dhe mbështetjes së donatorëve në sektorin e mbeturinave të ngurta komunale.më shumë

Palët e interesit diskutojnë për adresimin e sfidave dhe çështjeve të planifikimit dhe mbrojtjes së resurseve natyrore në PK “Sharri”

Si pjesë e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të Programin Mjedisor për Kosovën, sot në Hotel Sharri në Prizren është mbajtur punëtoria “Gjendjen ekzistuese në dy pilot zonat e përzgjedhura dhe praktikat e mira për planifikimin hapësinor në nivel lokal”. Punëtoria është mbajtur në kuadër të Komponentes së tretë KEP: Forcimi i Menaxhimit të Zonave Ndërkufitare Natyrore, e cila ka si synim të mbështesë Drejtoritë e Parqeve Kombëtare për të ndërtuar një strukturë të përshtatshme për menaxhimin e parqeve dhe për të forcuar kapacitetet teknike dhe profesionale për promovimin e një zhvillimi të qëndrueshëm. më shumë

Fillon hartimi i planeve rregulluese për PK “Sharri”

Në kuadër të aktiviteteve për fillimin e hartimit të Planeve Rregulluese për zonat e veçanta në PK Sharri, drejtori i PK “Sharri”, Bajram Kafexholli, z.Daniel Bogner ekspert i projektit KEP dhe z. Tush Markaj ekspert vendor i projektit, kanë takuar Kryetarin e Komunës së Dragashit z.Shaban Shabani, Drejtorin për Urbanizëm Kadastër dhe Mbrojtje të Mjedisit z.Bean Hadžihasan dhe Drejtorin e Arsimit z.Vloran Cenaj, me të cilët kanë diskutuan rreth mundësive të bashkëpunimit për hartimin e këtyre planeve, një nga të cilat shtrihen në territorin e komunës së Dragashit. më shumë

previous

6-10 Nga 352

next