BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Plani Hapësinorë për Parkun Kombëtarë Sharri në shqyrtimi publik

07/08/2013- Pas përfundimit të draft planit dhe në bazë të Ligjit për Planifikim Hapësinor, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti për Planifikim Hapësinor ka filluar procesin e Shqyrtimit Publik të dokumentin Plani Hapësinor për Zonën e Veçantë Parku Kombëtar “Sharri”. Sipas ligjit dhe rregulloreve, shqyrtimi publik do të zgjasë 60 ditë nga dita e njoftimit të parë publik.
Në kuadër të këtij procesi, AMMK pret angazhimin e të gjithë të interesuarve, në mënyrë të veçantë të ekspertëve, shoqatave të ndryshme, përfaqësuesve të komunave pjesëmarrëse dhe qytetarëve, që me komente dhe rekomandime do të ndihmojnë në plotësimin e dokumentit final. Sipas procedurës, pas shqyrtimit publik dokumenti i plotësuar do të dorëzohet në Qeveri dhe në Kuvendin e Kosovës për aprovim përfundimtar. 
Dokumenti është rezultat i punës jo vetëm nga stafi i MMPH-së, por edhe angazhimit të përbashkët të sektorëve të rëndësishëm të Qeverisë së Kosovës, komunave, institucioneve relevante, profesionistëve të fushave të ndryshme si dhe pjesëmarrësve nga shoqëria civile.
Të interesuarit përveç që mundë ta shkarkojnë dokumentin nga ueb faqja e MMPH-së  dhe AMMK-së, të njëjtin mund ta marrin edhe në CD në zyrat e Institutit për Planifikim Hapësinor, ndërtesa e “Ish Rilindjes” kati XIV në Prishtinë.

 

Për më shumë shkarko:

 

 

 

Prapa