BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Ku mund të sigurohen informatat për Parqet Kombëtare të Kosovës?

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkatësisht Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, informon të gjithë qytetarët, institucionet, organizatat joqeveritare dhe subjektet tjera se për të gjitha çështjet që ndërlidhen me Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe Parkun Kombëtar “Sharri”, mundë të drejtohen direkt në drejtoritë përkatëse të këtyre parqeve në zyret në Pejë dhe në Prizren.

 

Për çfarëdo informacioni të nevojshëm, mundësi bashkëpunimi, projekte te përbashkëta, investime apo edhe çështje tjera relevante Drejtoria e Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna dhe Drejtoria e Parkut Kombëtar Sharri, do ju mirëpresin përmes takimeve direkte apo edhe përmes kontakteve me email.

 

Për informata dhe takime me përfaqësuesit e Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar Sharri, mundë të drejtoheni në zyrat e saj në Prizren çdo ditë pune prej orës 8:00 deri në orën 16:00, në adresën: Rruga transit, Lagja Petrovë pa numër, përballë gjimnazit gjerman Lojola, ose edhe në email adresën pnsharri@hotmail.com.  

 

Për informata për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, mundë të drejtoheni në zyrat e saj në Pejë  çdo ditë pune prej orës 8:00 deri në orën 16:00, në adresën: Lagja Dardania- Rruga Ardian Krasniqi, nr. 44, ose në email adresën fatmir.morina@rks-gov.net . Takimet me u.d. Drejtorin e Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, mundë të realizohen ditëve të marta prej orës 8:00 deri në ora 16:00.

 

Gjithashtu informatat që ndërlidhen me Parqet Kombëtare dhe me çështje tjera për mbrojtjen e natyrës mundë të sigurohen edhe në zyrat e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, në adresën rruga Luan Haredinaj, Ndërtesa e re e Qeverisë (ish Rilindja), Kati IV/03, ose edhe përmes email adresave fadil.bajraktari@rks-gov.net dhe kepa@rks-gov.net si dhe ne ueb faqen e AMMK-së www.ammk-rks.net dhe ueb faqen e MMPH-së www.mmph-rks.org.

 

Pyetjet dhe shqetesimit e juaja munde ti adresoni edhe KETU. 

 

Prapa