Kuvendi i Kosovës aprovoi Planin Hapësinor për zonën e mbrojtur Ujëvarat e Mirushës
14.03.2014- Kuvendi i Kosovës ne seancën e sotme ka aprovuar Planin Hapësinore për zonën e mbrojtur Ujëvarat e Mirushes. Plani Hapësinor për zonën e mbrojtur Ujëvarat e Mirushës, Monument i Natyrës me Rëndësi të Veçantë, është hartuar nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit përkatësisht nga Instituti për Planifikim Hapësinor.
Qëllimi kryesor i Planit është të ndikojë në ndalimi i zhvillimeve të paplanifikuara që dëmtojnë zonën, të bëjë ri definimin e vijës kufitare të zonës dhe të orientojë planifikimin e investimeve dhe zhvillimeve të ardhshme që duhet të realizohen sipas planit në këtë zonë të mbrojtur.
Ujëvarat e Mirushës veçohen për vlerat unike të trashëgimisë natyrore, kombëtare dhe kulturore, andaj përmes këtij dokumenti synohet që kjo zonë të mbrohet nga ndikimet e jashtme, të shfrytëzohet në mënyrë racionale si dhe të ketë zhvillim të turizmit të qëndrueshëm në dobi të komunitetit lokal dhe rajonal.
Sipas planit në periudhën e ardhshme 10 vjeçare, nga institucionet e vendit, donatorët dhe partneriteti publiko-privat, pritet që këtë zonë të investohen rreth 30 milion euro. Dokumenti paraqet rezultatin e një pune të përbashkët të sektorëve të rëndësishëm të Qeverisë së Kosovës, komunave, institucioneve relevante, profesionistëve të fushave të ndryshme, si dhe pjesëmarrësve nga shoqëria civile.
Për me shumë shkarkoni dokumentin:
Plani Hapësinor për zonën e mbrojtur Ujëvarat e Mirushës