BALLINA BreadCrumbTrailer Arkiva

Merren në mbrojtje edhe 7 monumente të natyrës

22.02.2016- Me iniciativën e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës dhe bazuar në arsyeshemërinë profesionale të hartuar nga ky Institut, Komuna e Vushtrrisë  i ka marr në mbrojtje edhe shtatë zona të mbrojtura të natyrës që i takojnë kategorisë së monumenteve të natyrës.


 

Në vendimin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë thuhet: Bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës (“Gazeta Zyrtare e Republikës se Kosovës” Nr. 85/2010), Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë me datën 28.01.2016, shpallë me Vendim nën mbrojtjen si vlera të natyrës këto monumente natyrore: Trungjet e Shparthit (Quercus frainetto) në Zhilivodë, Trungjet e Dushkut (Quercus sp) në Druarë, Kompkesi i Trungjeve të Dushkut (Quercus sp) në Galicë, Trungu i Bungut (Quercus petrea) në Shtitaricë, Trungu i Rrënjës (Quercus robur) në Dumnicë të Llugës, Burimi i ujit termomineralnë Gjelbishtë  dhe Trungu i Qarrit (Quercus cerris) në Ceceli.

 

  

Po ashtu kërkohet nga qytetarët qe ti respektojnë këto monumente natyrore të cekura më lart, dhe se në rast të mos respektimi apo dëmtimi nga qytetaret do të veprohet  konform dispozitave ligjore përkatëse.

Aktualisht në regjistrin e zonave të mbrojtura të natyrës i cili mirëmbahet nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, janë të regjistruara 161 zona të mbrojtura të kategorive të ndryshme si: 19  Rezervate Strikte Natyrore, 2  Parqe Kombëtare, 135 Monumente te Natyrës, 2  Parqe Natyre, 4  Peizazhe Natyre dhe 1  Zonë e Veçantë e Mbrojtur e Zogjve.  

Prapa