BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Konstatohet sërish prania e Rrëqebullit ballkanik në Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna

15.02.2016- Në kuadër të aktiviteteve për monitorimin e zonave të mbrojtura dhe inventarizimin e biodiversitetit, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës  ka vazhduar së realizuari aktivitetin e vendosjes së kamerave kurth në zonat e mbrojtura të natyrës edhe atë në të dy Parqet Kombëtare, “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”.

 

Zyrtarët e IKMN-së me datë 09.02.2017 ishin në vizitë terreni në Grykën e Deçanit, në kuadër të Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” me ç`rast u bë marrja e kamerës kurth të vendosura kohë më parë në afërsi të Rezervatiti të Kozhnjerit, ku besohet se është zonë e mundshme e lëvizjes së një numri të madh të kafshëve të egra, me theks të veçantë e rrëqebullit (Lynx lynx) si dhe llojeve me të cilat ushqehet ky lloj irrallë.

 

Pas kontrollimit të kamerave, përveç disa llojeve të zakonshme të fotografuara edhe më pari si:  Lepuri (Lepus europaeus), Derri i egër (Sus scrofa), Dreri (Cervus elaphus) etj. pas një periudhe bukur të gjatë të përcjelljes së gjendjes së faunës përmes kësaj metode, për herë të parë u konstatua se ishte fotografuar lloji i rrallë dhe shumë i rrezikuar i Rrëqebullit ballkanik (Lynx lynx ssp. balcanicus).

 

Disa kamera të tilla janë vendosur tash e sa kohë në pjesë të ndryshme të Parqeve Kombëtare “Sharri” dhe “Bjeshkët eNemuna”, me të vetmin qëllim të monitorimit të gjendjes së faunës dhe pranisë së llojeve të ndryshme të shtazëve të egra.

 

Këto kamera deri më tani kanë siguruar të dhëna të besueshme për praninë e llojeve të ndryshme të shtazëve të egra në këto zona të mbrojtura.

 

Ky lloj më parë është konstatuar në kamerat kurth të vendosura nga ana e OJQ ERA ne rajonin e Rugovës por është hera e parë që haset në këtë pjesë të Parkut Kombëtar.

 

 

Për më shumë shih fotografitë e rrëqebullit ballkanik të regjistruara nga kamerat kurth në PK Bjeshkët e Nemuna

 
Prapa