BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Publikohet vjetari hidrometeorologjik për vitin 2014

21.03.2017- Vjetari hidrometeorologjik është burim irëndësishëm i informacionit nga monitorimet dhe vrojtimet Hidrometeorologjike.Qëllimi i tij është të shërbej si bazë e besueshme dhe zyrtare e të dhënave përpolitikbërësit, publikun, komunitetin shkencor dhe përfaqësuesit e sektoritprivat, për planifikimin dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

 

Vjetarin Hidrometeorologjik për vitin 2014,përmban informata nga monitorimi i dukurive dhe parametrave hidrologjik dhemeteorologjik gjatë këtij viti. Pjesë e raporti janë edhe të dhënat përshtrirjen e rrjetit të stacioneve meteorologjike dhe hidrologjike në Kosovë.

 

Vjetari është përgatitur në kuadër tëaktiviteteve për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive që ka IHMK përraportim dhe informim për dukuritë meteorologjike dhe hidrologjike dhe përgjendjen e sektorit të meteorologjisë dhe hidrologjisë. Ky është vjetari i parëzyrtarë hidrometeorologjik i përgatitur nga Instituti Hidrometeorologjik iKosovës, që nga koha e pas luftës.

 

Vjetari do të jetë një kontribut modest, jovetëm për informimin për gjendjen hidrometeorologjike në Kosovës por edhe njëdokument që do ti shërbejë në zbatimin e politikave të qëndrueshme në sektorine hidrologjisë, meteorologjisë dhe atë të ndryshimeve klimatike. Ky vjetarë,veç tjerash do të shërbejë edhe si një udhëzues për donatorët në orientimin eprojekteve të nevojshme për forcimin e këtij sektori.

 

Për më shumë shkarko dokumentin

 
Prapa