BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Drejtori Gjeneral për mjedis i Komisionit Evropian, pritet të vizitojë Kosovën

07.04.2017- Në Romë të Italisë, ka vazhduar edhe sot takimi i 28-të i Rrjetit EPA, ku po merr pjesë edhe Ilir Morina, Kryeshef i Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

 

Në kuadër të pjesëmarrjen në këtë ngjarje kryeshefii AMMK-së, mes tjerash ka realizuar një takim edhe me Drejtorin Gjeneral përmjedis në Komisioni Evropian, Daniel Cellaja Crespo, me të cilin ka folur përperspektivën evropiane të Kosovës në sektorin e mjedisit dhe i ka dorëzuarftesën e Ministrit të MMPH, Ferat Shala për të vizituar Kosovën.

 

Crespo ka pranuar me kënaqësi ftesën dhe vizita në Kosovë pritet të realizohet në kuadër të vizitës së përbashkët  me drejtorin Gjeneral të Agjencionit Evropian të Mjedisit,  Hans Bruyninckx, në kuadër të vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

Përndryshe, në kuadër të pjesës tematike të takimit të EPA, për ditën e sotme është diskutuar për aktivitetet e rrjetit në kuadër të grupeve të interesit . Një nga diskutimet e rëndësishme të këtij sesioni ishte edhe ai për aktivitetet e Grupit të interesit për vendet e Ballkanit Perëndimore,  i cili gjatë periudhës në mes dy takimeve ka realizuar disa aktivitete për finalizimin e projekteve që përfshijnë sektorët e ndryshimeve klimatike, ajrit, mbeturinave, ujit dhe biodiversitetit, projekte nga të cilat pritet të përfitojë edhe Kosova.

 

Në sesionin përmbyllës të takimit është diskutuar për disa çështje që ndërlidhen me emergjencat mjedisore, përfshirë edhe ndikimin e ndotjes së ajrit dhe ndryshimeve klimatike në trashëgiminë kulturore.  Me përmbajtje të njëjtë ka qenë edhe vizita studimore që pjesëmarrësit e takimit i kanë bërë disa objekteve të trashëgimisë kulturore në Romë.

 
Prapa