BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Kamerat kurth regjistrojnë serish rrëqebullin ne Bjeshket e Nemuna

07.04.2017- Në kuadër të aktiviteteve për monitorimin e zonave të mbrojtura dhe inventarizimin e biodiversitetit, zyrtarëte IKMN-së në bashkëpunim me ata nga OJQ ERA në Pejë gjatë aktiviteteve të përbashkëta prapë kanë rikonfirmuar prezencën e lloji të rrallë dhe shumë i rrezikuar - Rrëqebullit Ballkanik (Lynx lynx ssp. balcanicus) në territorin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.

 

Me rastin e kontrollimit të kamerave kurth të vendosura kohë më parë në afërsi të Rezervatiti të Kozhnjerit, është konstatuar prezenca e Rrëqebullit Ballkanik në zonë në të cilën edhe para 2 muajve është konstatuar prezenca e tij si dhe llojeve me të cilat ushqehet ky lloj i rrallëe që janë: Lepuri (Lepus europaeus), Kaprolli (Capreolus capreolus), mandej llojet tjera si Derri i egër (Sus scrofa), vjedulla (Meles meles) etj. Zona e Kozhnjerit tani më llogaritet një strehë e shumë kafshëve të egra e ndër toedhe e Rrëqebullit të Ballkanit, si lloj i rrallë dhe i rrezikuar në mënyrë kritike si në vend ashtu edhe në nivel global.

 

Disa kamera të tilla janë vendosur tash e sa kohë në pjesë të ndryshme të Parqeve Kombëtare “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”, me të vetmin qëllim të monitorimit të gjendjes së faunës dhe pranisësë llojeve të ndryshme të shtazëve të egra.

 

Rrëqebulli i Ballkanit është një lloj kyç për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe ekosistemeve në të gjithë Ballkanin jugperëndimor. Popullata totale e tij llogaritet të jetë në më pak se 40 individë. Sipas kritereve të Listës së Kuqe të IUCN-s, Rrëqebulli i Ballkanit konsiderohet si një lloj i rrezikuar në mënyre kritike (CR). Edhe tek ne ky lloj është i mbrojtur me Ligj.

Prapa