BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Dojçe Welle sjell një film të shkurtër për Rrëqebullin e Ballkanit

12.05.2017- Radio Televizioni publik Gjerman Dojçe Welle, i ka kushtuar një film të shkurtër dokumentar Rrëqebullit të Ballkanit (Lynx Lynx Balcanicus), të titulluar “Lynxët e Ballkanit- Të fundit të llojit të tyre”.

 

Për realizimin e filmit ekipi gjerman ka qëndruar disa ditë në Kosovë dhe ka bërë xhirime në disa lokacione të Parkut Kombëtar “Sharri” për aktivitetet e organizatave qeveritare dhe joqeveritare në kuadër të projektit  "Programi i Rimëkëmbjes së Rrëqebullit të Ballkanit", që po mbështetet nga fondacioni gjerman EuroNatur dhe organizatat partnere nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

 

Filmi vë në fokus punën e këtyre organizatave në mbledhjen e informatave për ekzistencëne rrëqebullit përmes monitorimit me kamerat kurth dhe flet po ashtu edhe për specifikat e llojit të Rrëqebullit të Ballkanit.  

 

Poashtu filmi trajton edhe gjendjen e mjedisit në zonat ku jeton rrëqebulli dhe faktorët që e kërcënojnë ekzistencën e tij.  Një pjesë e filmit i kushtohet edhe kontributit që po jep Qeveria Gjermane në Kosovë për mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm përmes projekteve të ndryshme që po realizohet me ndihmën e Organizatës Gjermani për Zhvillim-GIZ.

 

Përndryshe projekti i mbështetur nga EuroNatur  "Programi i Rimëkëmbjes së Rrëqebullit të Ballkanit" ka për qëllim të rritet popullsia e rrëqebullit ballkanik të rrezikuar në mënyrë kritike dhe të krijojë një zonë të mbrojtur ndërkufitare, e cila do t'i lejojë macet e egra të ripërtërinin habitatin e tyre origjinal përsëri.

 

Partnerëte projektit janë Shoqëria Ekologjike Maqedonase (MASH), Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), Organizatat FINCH dhe ERA nga Kosova, Qendra për Mbrojtjen dhe Hulumtimin e Zogjve në Malin e Zi, Parku Kombëtar “Sharri”, Parqet Kombëtare të Malit të Zi si dhe Ekologjia e Mishngrënësve dhe Menaxhimi i Ujërave të Zeza (KORA) në Zvicër.


Rrëqebulli i Ballkanit është macja më e madhe endemike në Ballkan dhe është e rrezikuar në mënyrë kritike. Mbrojtja e kafshëve të rralla është ende në fillimet e saj në Kosovë. Në kuadër të projektit janë vendosur kamera kurthë për të kuptuar se sa prej kafshëve akoma ekzistojnë. Në kuadër të aktiviteteve në Maqedoni, janë vendosur edhe pajisje me transmetues, të cilët mundësojnë të përcjellin lëvizjet e rrëqebullit përmes GPS.

 

Filmin mundë ta shikoni në linkun vijues Lynxët e Ballkanit- Të fundit të llojit të tyre.

 
Prapa