BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Përmbyllen aktivitetet me rastin e shënimit të 10 vjetorit të themelimit të AMMK

05.07.2017- Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, në kuadër të përmbylljes së aktiviteteve me rastin e shënimit të 10 vjetorit të themelimit të saj ka organizuar sot disa aktivitete me qëllim ndërgjegjësimin dhe edukimin për mbrojtjen e mjedisit dhe për zbutjen e ndryshimeve klimatike.

 

Në kuadër të kësaj ngjarje në Parkun e Gërmisë në Prishtinë është organizuar aktiviteti kryesore në kuadër të së cilit janë mbajtur gara në pikturë nga fëmijët me temën “Mbrojtja e mjedisit dhe ndryshimet klimatike”. Për punimet më të mira janë ndarë edhe shpërblime.  

 

Pjesëmarrës në këtë ngjarje përveç përfaqësuesve nga departamente të ndryshme të MMPH dhe AMMK, kanë qenë edhe përfaqësues nga UNDP, GIZ, Universiteti i Prishtinës dhe nga Zyra Regjionale për Mjedis REC.

 

Kryeshefi i AMMK-së, Ilir Morina, me këtë rast përmendi disa nga të arriturat kryesore të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ndërsa përfaqësuesit nga UNDP, GIZ, UP dhe REC, folën për bashkëpunimin me AMMK dhe projektet e përbashkëta të realizuara gjatë kësaj periudhe.

 

 

Prapa