BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Kryeshefi i AMMK në Stokholm, përfaqëson Kosovën në takimin e 29 plenarë të Rrjetit EPA

02.10.2017- Kryeshefi i Agjencionit përMbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina ka marrë pjesë në takimin e 29-të të Rrjetit të Agjencive të Mjedisit të Evropës (Rrjeti EPA), të mbajtur në Stokholm të Suedisë.  Në takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e lartë të Agjencive Mjedisore dhe institucioneve tjera relevante nga shumica e vendeve të Evropës si dhe përfaqësues nga Agjencia e Mjedisit të Evropës dhe nga Drejtoratipër Mjedisi i Komisionit Evropian.

 

Në pjesën hyrëse të këtij takimi është folur për prirotetet e tanishme dhe të ardhshme mjedisore të Komisionit Evropian dhe të Agjencisë së Mjedisit të Evropës dhe angazhimet e tyre në nivelin global, kukanë referuar Gilles Gantelet nga Drejtorati për Mjedisi i Komisionit Evropian, dhe Hans Bruyninckx, Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Mjedisit të Evropës.

 

Në kuadër të sesioneve tematike të takimit, gjatë ditës së parë u fol për qëndrueshmërinë mjedisore në zonat urbane ku me theks të veçantë ka pasur referime dhe diskutime për çështjet që ndërlidhen me monitorimin e gjendjes së mjedisit dhe cilësisë së ajrit në zonat e mëdha urbane. Takimi ka vazhduar me prezantimet e punës së grupeve të interesit në kuadër të Rrjetit Epa, për çështjet tematike si: ekonomia e gjelbër dhe cirkulare, legjislacioni mjedisor, riciklimi i plastikës dhe Organizmat e Modifikuar Gjenetik.

 

Në kuadër të agjendës së takimit për ditën e dytë ka pasur diskutime për: menaxhimin e të dhënave mjedisore, kontrollin e cilësisë së të dhënave, shfrytëzimin e të dhënave mjedisore dhe politikat për të dhënave e hapura në nivelin nacional dhe evropian.  

Temat të diskutuara ishin edhe ato për projektet shkencore në sektorin e mjedisit nga programi Kopernikus dhe shërbimet e ekosistemeve natyrore.

 

Më gjerësisht raporti i plotë nga takimi 29 i EPA

 
Prapa