BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Cilësia e ajrit ne Prishtinë, gjatë tri ditëve të fundit

19.10.2017- Bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejtur se gjatë ditëve të fundit janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10, në të dy lokacionet në oborrin e nderteses Rilindja  dhe në oborrin e Institutit Hidrometeorologjik.

 

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50 ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve ka pasur tejkalime në të dy stacionet në Prishtinë.

 

 

Në stacionin e vendosur ne oborrin e nderteses Rilindja janë shënuar vlerat si vijon:

Me datë 18.10.2017 është shënuar 62.9 µg/m3

Me datë 17.10.2017 është shënuar 58.7 µg/m3

Me datë 16.10.2017 është shënuar 53.4 µg/m3

 

 

Ndersa në stacionin e vendosur ne oborrin e IHMK janë shënuar vlerat si vijon:

Me datë 18.10.2017 është shënuar 70.6 µg/m3

Me datë 17.10.2017 është shënuar 68.8 µg/m3

Me datë 16.10.2017 është shënuar 53.4 µg/m3

 


Per me shumë raporti nga IHMK
Prapa