BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Rikonfirmohet gjendja e mirë e faunës në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

20.10.2017- Në kuadër të aktiviteteve për monitorimin e zonave të mbrojtura dhe inventarizimin e biodiversitetit, Instituti i Kosoves per Mbrojtjen e Natyres në bashkëpunim dhe me Drejtorinë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” vizituan  zonën e Grykës së Junikut (Shtator 2017) në kuadër të PK “Bjeshkët e Nemuna” . Nga kontrollimi i kamerave kurth të vendosura kohë më parë në këtë pjesë të parkut u konstatua prezenca e një numri të konsiderueshëm të llojeve të faunës së egër, e ndër to: Lepuri (Lepus europaeus), Derri i egër (Sus scrofa), Kaprolli (Capreolus capreolus), Ariu i murrmë (Ursus arctos), etj.

 

 

Kamerat-kurth janë aparate me shkrepje automatike, të pajisura me një sensor i cili detekton lëvizjen e kafshëve me gjak të ngrohtë dhe i fotografon ato në momentin që kalojnë përpara pajisjes. Këto pajisje montohen në drunj apo kunja të posaçëm. Kjo metodë është jo-intenzive për studimin e faunës, pasi gjeneron informacion në lidhje me praninë dhe numrin e llojeve të ndryshme, pa i shqetësuar ato.

 

 

Disa kamera të tilla janë vendosur tash e sa kohë në pjesë të ndryshme të Parqeve Kombëtare “Sharri” dhe “Bjeshkët e Nemuna”, me qëllim të monitorimit të gjendjes së faunës dhe pranisë së llojeve të ndryshme të shtazëve të egra.

 

 

Për më shumë raporti nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës

 
Prapa