BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Thirrje për Akademinë e Ndërmarrësve të Gjelbër!

23.10.2017- Agjencioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtarë GIZ, në kuadër të programit YES - “Youth, Enployment and Skills- Të Rinjtë, Punësimi & Shkathtësitë” ka hapur thirrjen për Akademinë e Ndërmarrësve të Gjelbër -Green Entrepreneurship Academy.

 

Programi ka për qëllim të nxisë ndërmarrësin e gjelbër tek të rinjtë, përkatësisht të nxisë bizneset e reja inovative që veprimtarinë e tyre e kanë të bazuara në zhvillim të qëndrueshëm dhe të ndihmojë në punësimin e të rinjve.

 

Në program ftohen që të aplikojnë të rinjtë prej moshën 18-35 vjeçare.

Pjesë e programit është Akademia e Ndërmarrësve të Gjelbër, që do të mbahet prej 20-27 nëntor, ndërsa që thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri me datën 29 tetor.

 

Më shumë informata në lidhje me programin dhe akademinë mundë gjeni në faqen ne facebook  https://www.facebook.com/YESforKosovo/  dhe në ueb faqen www.yesforkosovo.org, përmes së cilës mundë të realizohet edhe aplikimi.

 
Prapa