BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

AMMK dhe Fakulteti i Agrobiznesit të UHZ në Pejë, nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi.

16.11.2017- Kryeshefi i AMMK-së, Dr.sc. Ilir Morina dhe Dekani i Fakultetit te Agrobiznesit të UHZ, Prof.ass. Dr.sc. Nexhdet Shala, kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi në mes dy institucioneve përkatëse.


Memorandumi synon të promovojë dhe bashkërendoj përpjekjet e përbashkëta të dy institucioneve në avancimin e çështjeve të mbrojtjes së mjedisit.

 

Ky memorandum do të zbatohet përmes aktiviteteve të ndryshme sikurse janë: bashkëpunimi në zhvillimin e moduleve dhe programeve mësimore në nivelin bachelor dhe master, realizimi i punës praktike për studentët në këto module dhe programe, mbështetjes në përgatitjen e temave të diplomës me interes të përbashkët, shkëmbimit të përvojave, praktikave të mira, ekspertëve dhe literaturës përkatëse për zhvillimini nstitucional, me qëllim te avancimit të çështjeve në fushën e mjedisit, hartimit të programeve hulumtuese dhe kërkimore konform kërkesave dhe interesave dypalëshe.

 

Per zbatimin e memorandumit te dy institucionde po ashtu kanë paraparë edhe organizimin e veprimtarive shkencore dhe profesionales si: simpoziume, seminare, konferenca, tryeza, shkolla verore, trajnim e projekte si dhe ofrimin e mbështetjes teknike dhe organizative dy palëshe.

 
Prapa