BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Ballkani Perëndimorë bashkërendon aktivitetet në agjendën e Agjencisë së Mjedisit të Evropës

20.11.2017- Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, z. Ilir Morina, në cilësinë e Qendrës Nacionale Kontaktuese përAgjencinë e Mjedisit të Evropës po qëndron në Vjenë të Austrisë ku po merr pjesë në takimin e organizuar nga kjo Agjenci. Në takim ku po diskutohet për bashkëpunimin në mes të  Agjencinë e Mjedisit të Evropës me agjencitë e mjedisit të vendeve të Ballkanit Perëndimorë dhe koordinimin e aktiviteteve për programin e punës për vitin 2018.

 

Në mënyrë specifike gjatë këtij takimi po diskutohet për identifikimin e projekteve dhe prioriteteve të përbashkët në kuadër të fondeve të programit të para anëtarësimit (Programi IPA), për periudhën 2018-2019 dhe për bashkëpunimin në hartimin e politikave të përbashkëta të bashkëpunimit strategjik për regjionin e Ballkanit Perëndimorë.

 

Tema tjera të diskutimit janë edhe pjesëmarrja e vendeve të Ballkanit në aktivitetet e Rrjetit Evropian për Monitorim dhe Vëzhgim-EIONETdhe të Rrjetit EPA (Rrjeti i udhëheqësve të Agjencive të Mjedisit të Evropës), si dhe pjesëmarrja dhe komunikimi për Raportin e Mjedisit të Evropës për vitin 2020.

 

Në kuadër të këtij takimi, Qendrat Nacionale Kontaktuese për Agjencinë e Mjedisit të Evropës nga vendet e Ballkanit Perëndimorë, së bashku me përfaqësuesit e EEA do të pajtohen edhe për hapat praktik të zbatimit të planeve dhe aktiviteteve si dhe për organizimin e vizitave në vendet e Ballkanit Perëndimorë gjatë vitit 2018.

 
Prapa