BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Raporti vjetor për gjendjen e mjedisit prezantohet para Komisionit Parlamentar për Mjedis dhe Planifikim Hapësinorë

19.01.2018- Kreyshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina ka prezantuar sot para Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinorë, Raportin Vjetor të Gjendjes së Mjedisit  për vitin 2016.

 

Në ekspozeun e tij para komisionit ai ka prezantuar bazën ligjore të raportit, strukturën, të gjeturat kryesore dhe rekomandimet që dalin nga raporti, duke përfshirë sektorët kryesore mjedisor: ajri, toka, uji, natyra dhe mbeturinat.  Po ashtu janë prezantuar edhe problemet kryesore mjedisore dhe masat që janë ndërmarrë nga institucionet përkatëse për tejkalimin e problemeve, projektet e realizuara dhe buxheti i dedikuar për mjedisin.

 

Kryeshefi i AMMK-së, i është përgjigjur edhe pyetjeve dhe interesimeve të anëtarëve të komisionit për çështje që ndërlidhen me të gjeturat e Raportit por edhe për çështje tjera mjedisore me të cilat po përballet mjedisi i Kosovës.

Komisioni ka dhënë edhe rekomandime përkatëse për çështje të caktuara të cilat AMMK do ti marrë për bazë në hartimin e raporteve të gjendjes së mjedisit në të ardhmen.

 

Sipas procedurave ligjore të parapara përaprovimin e raportit,  Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinorë,duhet të procedojë Raportin Vjetor të Gjendjes së Mjedisit  për vitin 2016, për aprovim të mëtejm në Kuvendin e Kosovës.

 

Për më shumë shihni:

 

 

Ekspozeu i kryeshefit të AMMK i prezantuar para Komisionit


 

Raporti Vjetor i Gjendjes së Mjedisit 2016 (pa shtojca)

 
Prapa