BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Paralajmërim për vërshime

03.02.2018- Sipas Institutit Hidrometeorologjik te Kosovës, ne vendin tone qe nga orët e hershme te datës 03/02/2017, kanë filluar reshje te dendura te shiut, fillimisht ne pjesën perëndimore te Kosovës (zona malore e Bjeshkëve te Nemuna), te cilat kanë shkaktuar formimin e shpejt te rrëkeve ne atë zone dhe shkaktimin e vërshimeve te shpejta.

 

Gjate ditës se sotme (03/02/2018), pritet intensifikim i reshjeve fillimisht ne këtë zone e pastaj edhe ne viset tjera te Kosovës ku sasia e reshjeve pritet te jete e larte ne disa zona dhe deri ne mesatarisht e lart ne pjesën veriore dhe lindore te vendit. Intensiteti ireshjeve ne disa zona do te jete rrethe 25-40 mm/3h, ku si pasoje pritet edhe ngritje e niveleve neper rrjedhat lumore dhe dalje nga shtretërit e tyre ne disa segmente lumore si dhe dëme te mundshme.

 

Piku i niveleve me te larte neper lumen jpritet te arrin sot nga ora 18 te cilët do te vazhdojnë edhe gjate ditës se nesërme, kur edhe pritet qe intensiteti i reshjeve te ulet deri ne ndërprerje. Po ashtu ne zonat e ndjeshme pritet te ketë edhe rrëshqitje te dheut.

 

Për më shumë lexoni paralajmërimin e plotë nga IHMK



Prapa