BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Kryeshefi i AMMK po përfaqëson Kosovën në takimin e 30 të rrjetit EPA

12.04.2018- Kryeshefi Ekzekutiv i AMMK-së,  Ilir Morina po merr pjesë në Konferencën e 30-të Plenare të Rrjetit EPA, të Drejtorëve të Agjencive të Evropës, që po mbahet në Dublin të Irlandës.

 

Qëllimi i këtij takimi është vazhdimi i diskutimeve të rëndësishme mjedisore për vendet Evropiane, duke i përfshi edhe ato të Ballkanit.  Temat kryesore të cilat po adresohen në takim janë: si të komunikohet më mirë shkenca tek njerëzit dhe shkenca qytetare, si mekanizëm për të ndërgjegjësuar njerëzit për sjelljen e tyre ndaj mjedisit.

 

Në Ditën e parë të takimit ka pasur diskutime rreth azhurnimit të politikave mjedisore sipas BE-së, prioriteteve aktuale dhe të ardhshme të politikave mjedisore nga Komisioni Evropian dhe vendet anëtare. Po ashtu është diskutuar edhe rreth azhurnimit të prioriteteve të Agjencisë  së Mjedisit të Evropës, përfshirë edhe angazhimet në proceset globale, si dhe çështjet të ndërlidhura me komunikimin shkencor të arriturave në sektorin e mjedisit. Dita e parë është përmbyllur me diskutimet e grupeve të interesit dhe rolet dhe mandatin e rrjetit EPA.

 

Në ditën e dytë të takimit janë paraparë diskutime dhe prezantime për tema të ndryshme përfshirë përditësim mbi projektin e shkencës qytetare për cilësinë e ajrit, angazhimit, motivimit dhe ruajtjes së qytetarëve dhe krijimin e dëshmive për praktikë dhe politikë, prezantimi projektit të Shkencës Qytetare mbi cilësinë e ujit dhe liqeneve e nxjerrë nga përvoja e Finlandës, dhe prezantim i projekteve të tjera të Shkencës Qytetare nga përvoja e Estonisë. 


 
Prapa