BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Nisin aktivitetet për hartimin e Planit Menaxhues për PK “Bjeshkët e Nemuna”

17.04.2018- Drejtori i DAPK “Bjeshkët e Nemuna”, Fatmir Morina së bashku me përfaqësuesin e projektit KEP – Programi Mjedisor për Kosovën, z. Jorge Maluenda, kanë takuar përfaqësuesit e Komunës së Deçanit, ku janë pritur nga  Kryetari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, Drejtori i Urbanizmit z.Ramë Melaj, Drejtoresha për Buxhet dhe Financa znj.Syzana Mustafaj, dhe Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik znj.Fitore Shala. Në takim është biseduar lidhur me bashkëpunimin për Hartimin e Planit Menaxhues për Parkun Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”.

 

 

Kryetari i Komunës së Deçanit dhe stafi i tij kanë shprehur vullnetin për bashkëpunim dhe mbështetje për hartimin e planit duke qen falënderues  për një nismë të tillë e cila mes tjerash do të ndihmojë edhe Komunën e Deçanit, në mbrojtjen e resurseve natyrore dhe zhvillime qëndrueshëm të turizmit.

 

 

Hartimi i Planit Menaxhues për Parkun Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, është pjesë e aktiviteteve në kuadër të komponentës së tretë të Programit KEP, që ka për qëllim fuqizimin e menaxhimit të zonavenatyrore ndërkufitare.

 

 

Programi Mjedisor për Kosovën, që ka filluar së implementuari në vitin 2017, do të vazhdojë deri në vitin 2019. Ky program po financohet nga Qeveria Suedeze, përkatësisht nga Agjencioni Suedez për Zhvillim Ndërkombëtarë-SIDA.

 
Prapa