BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Palët e interesit diskutojnë për adresimin e sfidave dhe çështjeve të planifikimit dhe mbrojtjes së resurseve natyrore në PK “Sharri”

19.04.2017- Si pjesë e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të Programin Mjedisor për Kosovën, sot në Hotel Sharri në Prizren është mbajtur punëtoria “Gjendjen ekzistuese në dy pilot zonat e përzgjedhura ne PK Sharri dhe praktikat e mira për planifikimin hapësinor në nivel lokal”.

 

Punëtoria është mbajtur në kuadër të Komponentes së tretë KEP: Forcimi i Menaxhimit të Zonave Ndërkufitare Natyrore, e cila ka si synim të mbështesë Drejtoritë e Parqeve Kombëtare për të ndërtuar një strukturë të përshtatshme për menaxhimin e parqeve dhe për të forcuar kapacitetet teknike dhe profesionale për promovimin e një zhvillimi të qëndrueshëm.

 

Kjo komponentë është një nga tetë komponentët teknike të Programit Mjedisor të Kosovës të propozuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), financuar nga SIDA dhe i menaxhuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë.

 

Punëtoria ku kanë marrë pjesë përfaqësues nga grupe të ndryshme të interesit dhe institucione relevante, ka qenë i fokusuar në adresimin e çështjeve të planifikimit dhe mjedisit dhe diskutimit te sfidave te zhvillimit në dy pilot zonat e përzgjedhura të PK “Sharri”, Prevalla dhe Zapluzha.

 

Në kuadër të punëtorisë janë prezantuar praktika të mira evropiane për planifikimin hapësinor lokal me fokus të veçantë në zonat zhvillimore në Parqet Kombëtare.

 
Prapa