BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Shkëmbimi i përvojave në menaxhimin e resurseve natyrore, në mes Kosovës dhe Trentos

13.06.2018- Dje në ambientet e Ambasadës Italianenë Prishtinë, Asociacioni “Trentino con i Balcani Onlus” në bashkëpunim më Agjencionin  për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizuan takimin e parë koordinues për projektin IdroTK.

 

Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësuesnga Universiteti i Trentos, Organizata Albatros S.R.L, Kryeshefi i Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës z. Ilir Morina, Drejtori i Parkut Kombëtarë“Bjeshkët e Nemuna” z. Fatmir Morina, përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Instituti Hidrometeorogjik i Kosovës, dhe Autoriteti Regjional i Pellgjeve Lumore.

 

Qëllimi i takimit ishte prezantimi i projektit para institucioneve përgjegjëse, dhe koordinimi i aktiviteteve për realizimin e hulumtimeve në teren. Projekti është vazhdimësi e projektit për shkëmbimin e përvojave në menaxhimin e resurseve natyrore në mes institucionet relevante vendore dhe institucioneve nga regjioni i Trentos së Italisë.

 

Fokusi kryesor i projektit do të jetë zbatimii hulumtimeve mbi resurset natyrore të Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të zonës. Në kuadër të hulumtimeve që janëplanifikuar në projekt janë studimet hidrologjike dhe ekologjike të zonës bazuar në përvojën e regjionit të Trentos në menaxhimin e resurseve ujore.

 

Projekti IdroTK  po financohet nga Provinca Autonome e Trentossë Italisë, dhe do të këtë kohëzgjatje dy vjeçare. Ky është projekti i dytë që po implementohet në Parkun Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, për shkëmbim të përvojaveme institucionet e regjionit të Trentos së Italisë.

 
Prapa