BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Monitorimi i metaleve të rënda në ajër në Drenas dhe Mitrovicë

13.06.2018- Në kuadër të projektit “Zhvillimi i kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit” të mbështetur nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtarë-JICA, ekspertët japonez në bashkëpunim me zyrtarët nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, kanë vendosur pajisje për matjen e koncentrimit të metaleve të rënda në ajër.

 

Dy nga këto pajise janë vendosur në qytetin e Drenasit dhe dy të tjera në atë të Mitrovicës. Këto pajisje do të bëjnë matjen kontinuale  të koncentrimit të metaleve të rënda në ajër për dy muaj. Analizat e mostrave që do të dalin nga këto matje do të bëhen në Japoni.  Më pastaj rezultatet e fituara do të krahasohen me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare për koncentrimine metaleve të rënda në ajër.

 

Qyteti i Drenasit është zgjedhur për shkak të aktivitetit të fabrikës për përpunimin e hekurit dhe nikelit NewCo Feronikël, që vepron në këtë zonë, ndërsa qyteti i Mitrovicës për shkak të deponive të mbetjeve industriale nga aktivitetet e Ndërmarrjes Trepça.

 

Ky është vetëm një aktivitet në kuadër të projektit të JICA për kontrollin e ndotjes së ajrit, që po implementohet në Kosovë dhe ku përfitues kryesorë është Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti Hidrometeorlogjik.

 

Për më shumë shihni informacionin shih linkun


 
Prapa