BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Komuna e Obiliqit merr nën mbrojtje ligjore 4 monumente të reja të natyrës

09.08.2018- Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës gjatë vitit 2018 ka realizuar studimin e vlerave natyrore në territorin e komunës së Obiliqit. Gjatë punës në terren, ekipet e Institutit në bashkëpunimme zyrtaret për mjedise të Komunës së Obiliqit kanë evidentuar për mbrojtje vlerat e natyrës: Trungjet e dushkut në Sibofc, Trungun e blirit në Sibofc, Burimin e ujit mineral në Grabovc të Epërm dhe Trungun e manit në Mazgit të cilat së bashku me studimet e përgatitura i janë dorëzuar për miratim Kuvendit komunal të Obiliqit.

 

Kuvendi komunal i Obiliqit në mbledhjen e mbajtur me 31.07.2018 mori vendim për aprovimin e mbrojtjes se vlerave të natyrës në territorin e komunës së Obiliqit duke i bashkangjitur listës së vlerave të natyrës së Kosovës edhe katër objekte te reja dhe duke e zgjeruar listën e zonave të mbrojtura të Kosovës në 188 zonat te mbrojtura të kategorive të ndryshme.

 
Prapa