BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Vendosen platforma me fole të lejlekëve

09.08.2018 Me kërkesë të Institutit për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me Kompaninë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike (KEDS) u bë vendosja e platformave me fole të lejlekëve në disa shtylla elektrike në disa lokalitete në Komunën e Kaçanikut.

 

Këtij aksioni të përbashkët i kishte paraprirë largimi i dhunshëm i foleve të lejlekëve kohë më pare nga ana e punonjësve të KEDSit me arsyetimin se paraqesin rrezik për funksionimin normal të linjave të tensionit të larte.

 

Përndryshe vendosja e këtyre platformave folenizuese, të përgatitura nga ana e KEDSit, me udhëzim dhe rekomandim të IKMN-së, është praktike në shumë vende evropiane por edhe nga rajoni dhe ka si qëllim zhvendosjen e folëse për së paku gjysmë metër mbi linjat e energjisë me tension të ulët duke shmangur prekjen e telave me materialet e folesë. Para vendosjes së platformës ekzistonte mundësia e devijimit në sistemin e energjisë sidomos gjatë periudhës së lagësht të vitit.

 

Njëra prej qëllimeve të këtij aktiviteti, përveç krijimit të kushteve për mbrojtjen e këtij lloji të rrallës të faunës sonë është gjithsesi edhe promovimi i një shembulli pozitiv për të mbrojtur lejlekun bardhë dhe habitatin e saj.

Prapa