BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Publikohet Vjetari Hidrometeorologjik 2015-2016

07.09.2018- Vjetari përmban informata nga monitorimi i vazhdueshëm hidrologjik, klimatologjike dhe meteorologjik në Republikën e Kosovës për vitet 2015 dhe 2016.

Monitorimi i proceseve hidrologjike, klimatologjike dhe meteorologjike është në kuadër të obligimeve ligjore që ka Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në bazë të Ligjit nr.02/1-79 për Veprimtarin Hidrometeorologjike.

 

Informacionet e punuara nga monitorimi i IHMK mbi kushtet klimatike në Kosovë, janë të dhëna të rëndësishme dhe të besueshme që mundë të hyjnë në funksion për ndërtimin dhe funksionimin e strukturave menaxhuese të burimeve ujore, për dizajnimin e infrastrukturës së lumenjve dhe për marrjen e vendimeve që kanë ndikim pozitiv ekologjik.

 

Të dhënat e ofruara përmes këtij “Vjetari Hidrometeorologjik”, po ashtu mundësojnë  identifikimin e ndryshimeve klimatike të theksuara dhe shërbejnë për hartimin e planit të punës për menaxhimin e krizavenga ndryshimet klimatike si dhe adaptimin ndaj tyre.

 

Vjetari Hidrometeorologjik 2015- 2016, është vazhdimësi e procesit të publikimeve të të dhënave klimatike të gjeneruara dhe monitoruara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i cili kryen këtë detyrë në bazë të ligjit.

 

Publikimi i vjetarit është mbështetur nga GIZ GmBH në kuadër të përkrahjes për ngritjen dhe forcimin e sektorit të hidrologjisë dhe meteorologjisë në Kosovë.

Me këtë rast në emër të AMMK/IHMK  shpreh falënderim të veçantë për GIZ, jo vetëm për mbështetjen e këtij publikimi, por edhe për  mbështetjen e vazhdueshme për shumë sektorë mjedisor.  

 

 

Shpresojmë që ky Vjetarë do të jetë një burim i rendesisheme jo vetëm për ofrimin e të dhënave për gjendjen hidrometeorologjike në Kosovë por edhe një dokument që do ti shërbejë politikëbërësve në zbatimin e politikave të qëndrueshme në sektorin e hidrologjisë, meteorologjisë dhe atë të ndryshimeve klimatike dhe donatorëve në orientimin e projekteve të nevojshme për forcimin e këtij sektori.

 

Për më shumë shkarkoni Vjetarin Hidrometeorologjik 2015-2016

Prapa