BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Prezantohet drafti i planit te detajuar për rregullimin e zonës Guri i Zi të PK “Sharri”.

07.09.2018- Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara si pjesë e Komponentës së tretë të Programit Mjedisor për Kosovën, është mbajtur punëtoria “Prezantimi dhe diskutimi i draft planit te detajuar për zonën Guri i zi (Zaplluxhe)” në Parkun Kombëtarë Sharri.  

 

Qëllimi i punëtorisë ishte njohja e palëve të interesit me draftin e dokumentit të planit për zonën Guri i zi dhe diskutimi i çështjeve që ndërlidhen me këtë dokument, me theks të veçantë adresimi i sfidave që ndërlidhen me planifikimin hapësinorë dhe mbrojtjen e mjedisit.

 

Në punëtori kanë marrë pjesë përfaqësues nga grupe të ndryshme të interesit, përfshirë institucione relevante të nivelit qendror dhe lokal dhe organizatat e shoqërisë civile të cilët kanë diskutuar mbi të gjeturat kryesore të dokumentit dhe kanë dhënë propozimet për plotësimit e tij.

 

Punëtoria është mbajtur në kuadër të Komponentes së tretë KEP: Forcimi i Menaxhimit të Zonave Ndërkufitare Natyrore, e cila ka si synim të mbështesë Drejtoritë e Parqeve Kombëtare për të ndërtuar një strukturë të përshtatshme për menaxhimin e parqeve dhe për të forcuar kapacitetet teknike dhe profesionale për promovimin e një zhvillimi të qëndrueshëm.

 

Kjo komponentë është një nga tetë komponentët teknike të Programit Mjedisor të Kosovës të propozuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), financuar nga SIDA dhe i menaxhuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë.

 
Prapa