Propozimi për shpalljen e Malit Pashtrik dhe Liqenit të Vërmices si Zonë e Mbrojtur, në diskutim publik
11/09/2018- Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës ne kuadër te Planit te Punës për vitin 2018 ka përgatitur propozimin profesional për shpalljen e Malit Pashtrik dhe Liqenit te Vërmicës si Zonë e Mbrojtur në kategorinë Park i Natyrës.
Bazuar në kërkesat ligjore sipas Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës (Nr. 03/L-233) Nenit 20, tani dokumenti është në diskutim publik.
Në kuadër të këtij procesi, AMMK pret angazhimin e të gjithë të interesuarve, në mënyrë të veçantë të ekspertëve, shoqatave të ndryshme, përfaqësuesve të komunave pjesëmarrëse dhe qytetarëve, që me komente dhe rekomandime të ndihmojnë në plotësimin e dokumentit final.
Periudha e diskutimit publik do te zgjasë prej datës 12.09.2018 – 12.10.2018.
Komentet mund të dërgohen në email adresën [email protected] ose ne telefonin: 0382003324236
Për më shumë shihni dokumentin: Arsyeshmëria profesionale për marrjen e Malit Pashtrik dhe Liqenit të Vërmicës si zonë e mbrojtur