BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Mbahet trajnimi për monitorimin e faunës së egër

18.09.2018- Sot në Bogë të Bjeshkëve të Nemuna ka filluar “Trajnimi i stafit të Parqeve Kombëtare për monitorimin e faunës sëegër ”. Ky trajnim po organizohet në kuadër të komponentës së dytë të Programit KEP 2016, “Monitorimi i biodiversitetit përmes Librit të Kuq të Faunës”.

 

Programi Mjedisor për Kosovën (KEP 2015) i propozuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), është mbështetje e ofruar nga SIDA dhe i menaxhuar nga Ambasada Suedeze në Kosovë.

 

Pjesëmarrës të trajnimit janë kryesisht stafi i Parqeve Kombëtare “Sharri”dhe “Bjeshkët e Nemuna” dhe zyrtarë tjerë nga institucionet qëndrore që puna e tyre ndërlidhet me menaxhimin, monitorimin dhe kontrollin e zonave të mbrojtura apo edhe hartimin e politikave për sektorin e natyrës.

 

Teknika dhe metoda për monitorimin e faunës së egër para pjesëmarrësve po demonstrohen nga ekspertë nacional të fushave të ndryshme të angazhuar nga Programi KEP.

 

Instituti për Mbrojtjen e Natyrës është koordinator dhe bartës kryesor i aktiviteteve që po realizohen në kuadër te komponentes së dytë të Programit Mjedisor për Kosovën (KEP 2016).

 
Prapa