BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Si mundë të qaseni në të dhënat për cilësi të ajrit?

Meqenëse jemi në sezonin kur tejkalimet e normave të cilësisë së ajrit janë më të shpeshta dhe interesimi i mediave dhe publikut për të marrë informacion për këto tejkalime është në rritje, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ju njofton për mundësitë e qasjes në të dhënat për cilësi të ajrit.   

 

Sikurse është njoftuar edhe më herët Agjenciapër Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka lansuar sistemin për raportimin online të rezultateve të cilësisë së ajrit që monitorohet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes së cilit mundësohet informimi i saktë dhe në kohë reale i publikut për cilësinë ë ajrit në disa komuna të Kosovës.  

Softveri për raportimin e të dhënave përcilësinë e ajrit është kompatibil me Indeksin e Kualitetit te Ajrit në Evropë dhe prezanton të dhënat e monitorimit të 5 ndotësve kryesor në 8 stacione të monitorimit të cilësisë së ajrit.

 

Në sistemin e të dhënave për cilësi të ajrit në kohë reale mundë të qaseni duke klikuar direkt në linkun e sistemit të të dhënave për cilësi të ajrit në ueb faqen e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës http://ihmk-rks.com/t/?page=1,5 , përmes ueb faqes së Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës http://ammk-rks.net/, apo përmes ueb faqës së Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë https://mmph.rks-gov.net/.

 

Finalizimi i softuerit është mbështetur nga Komisionit Evropian. Investimet në përmirësimin e sistemit për monitorimin dhe raportimin e cilësisë së ajrit do të vazhdojnë edhe me mbështetje shtesë nga Qeveria Amerikane përmes Programit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit dhe nga Qeveria Japoneze përmes Agjencionit Ndërkombëtarë Japonez për Zhvillim.

 

AMMK do të vazhdojë të bëjë informimin dhe raportimin për cilësi të ajrit përmes raporteve mujore, raporteve dhe vlerësimeve periodike dhe vjetore si dhe përmes informatave shtesë për publikun në raste të tejkalimeve të pragjeve alarmuese për parametra të caktuar sikurse është e përcaktuar me ligj.

 
Prapa