BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

AMMK dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit të Shqipërisë, diskutojnë për mundësi te reja bashkëpunimi

25.01.2019- Një delegacion nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit të Shqipërisë e kryesuar nga drejtori ekzekutiv Edison Konomi ka qëndruar për vizitë në Kosovë.

 

Delegacioni nga Shqipëria është pritur në takim nga kryeshefi i AMMK-së, Ilir Morina dhe nga stafi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

 

Në takim janë diskutuar mundësitë e reja të fuqizimit të marrëdhënieve në kuadër të angazhimeve të përbashkëta.


Nga kjo vizitë dhe nga takimet e përbashkëta kanë dalë edhe propozime dhe veprime konkrete në realizimin e projekteve të përbashkëta, në kuadër të bashkëpunimin ndërkufitarë, ndërshtetëror dhe regjional për çështjet mjedisore me rëndësi bilaterale, në çështje me interes të përbashkët sikurse janë inventari i gazrave serrë, regjistri i shkarkimeve në mjedis, monitorimi i tokës dhe harta strategjike e zhurmës.

 

Ky takim ishte i mirëseardhur edhe për shkëmbimin e përvojave dy paleshe në kuadër të angazhimeve për përmbushjen e agjendës evropiane, dhe obligimeve që kanë institucionet tona ndaj konventave dhe protokolleve ndërkombëtare në sektorin e mjedisit.

 

Një nga propozimet që doli nga ky takim ishte edhe nënshkrimi i një memorandumi të bashkëpunimit dhe realizimi i takimeve të përbashkëta vjetore në mes të dy agjencive në nivel të ekspertëve.

 

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Agjencisë Kombëtaretë Mjedisit të Shqipërisë ka vizituar edhe Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, ku njoftuar me punën, detyrat dhe përgjegjësitë e këtij institucioni.

 

Delegacioni nga Shqipëria ka realizuar edhe një vizitë në Pyllin e Arinjve Prishtina dhe në Monumentin e Natyrës me Rëndësitë veçantë “Shpella e Gadimes”.

 
Prapa