BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

AMMK nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Kosovës

13 shkurt, 2019 – Presidenti i FFK Agim Ademi ka pritur sot kryeshefin ekzekutiv të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, Ilir Morina. Gjatë këtij takimi është nënshkruar edhe marrëveshja e bashkëpunimit, e cila parasheh promovimin e edukimit të të rinjve nëpërmjet futbollit për një mjedis të shëndetshëm për gjeneratat e ardhshme.

 

AMMK nëpërmjet donatorëve të saj do ta mbështesë FFK-në me mjete logjistike, staf dhe trajnime për edukim dhe ngritje të vetëdijes mbi rëndësinë e mjedisit të shëndetshëm. AMMK do të dhurojë fidane për gjelbërim të qendrave sportive, kontinierë për mbeturina, do të mbështesë fushatat promovuese dhe reklamat televizive që kanë të bëjnë me vetëdijesimin e të rinjve për mjedis të shëndetshëm.

 

Ndërkaq, kjo marrëveshje parasheh që FFK-ja dhe sportistët të jenë ambasadorë të mjedisit, duke promovuar rëndësinë e mjedisit të shëndetshëm dhe të jenë pjesëmarrës në fushatat dhe aktivitetet e promovimit të AMMK-së.

 
Prapa