BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Të dhënat gjeo-hapësinore bazë kryesore për hartimin e politikave të qëndrueshme zhvillimore dhe vendimmarrje efikase

01.03.2019- Në organizimin e Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, në kuadër të Programit Mjedisor për Kosovën-KEP 2016, komponenti “Forcimi i kapaciteteve të AMMK-së, për Monitorim, Vlerësim dhe Raportim Mjedisor”, është mbajtur punëtoria “Të dhënat gjeo-hapësinore dhe rolii tyre në hartimin e politikave zhvillimore dhe vendimmarrjes-Gjendja aktuale, sfidat dhe prioritetet për të ardhmen”.

 

Qëllimi i punëtorisë ishte të prezantohen përvojat nacionale në gjenerimin e të dhënave gjeo-hapësinore dhe diskutimi i mundësive për përdorimin më efikas të këtyre të dhënave në hartimin epolitikave dhe planeve.

 

Nga prezantimet, diskutimet dhe përvojat e prezantuara në këtë punëtori u konkludua se të dhënat gjeo-hapësinore janë baza kryesore për hartimin e politikave të qëndrueshme zhvillimore dhe vendimmarrje efikase.

 

Mes tjerash u nxorën përfundimet që prioritetet kryesore në këtë sektor duhet të orientohen drejt fuqizimit të një sistemit të integruar nacional për të dhënat gjeo-hapësinore, formimin e një trupi koordinues në nivel nacional për mbledhjen, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave gjeo-hapësinore si dhe ngritjen e kapaciteteve humane dhe teknike të institucioneve qendrore dhe lokale për mbledhjen, mirëmbajtjen, menaxhimi,unifikimin dhe shkëmbimin e të dhënave gjeo-hapësinore.

 

Përveç AMMK në këtë punëtori ishin pjesëmarrës edhe përfaqësues nga Agjencioni Kadastral i Kosovës, Instituti i Planifikimit Hapësinorë, përfaqësues tjerë nga MMPH, si dhe përfaqësues nga institucionet tjera qendrore, lokale e akademike në Kosovë, që puna e tyre ndërlidhet më tëdhënat gjeo-hapësinore.

 

Programit Mjedisor për Kosovën-KEP 2016, mbështetet nga Ambasada Suedeze në Kosovë.

 
Prapa