BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Shqyrtimi Publik i Draft Dokumentit të Planit Rregullues për Prevallë në Parkun Kombëtar “Sharri”

26.03.2019- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në kuadër të Programit Mjedisor për Kosovën (KEP 2016) po impmenton edhe komponentin e tretë "Forcimi i menaxhimit të zonave ndërkufitare natyrore".

 

Qëllimi kryesor i kësaj komponente është forcimi i kapaciteteve menaxhuese, teknike dhe profesionale, si dhe promovimi i zhvillimi të qëndrueshëm në Parqet Kombëtare.

 

Përveç aktiviteteve tjera në kuadër te kësaj komponente është e parapare edhe hartimi i katër planeve rregulluese për dy Parqet Kombëtare ( "Sharri" dhe "Bjeshkët e Nemuna"). Në Parkun Kombëtare "Sharri" janë caktuar dy zona të treta për hartimin e planeve: Prevallë dhe Zaplluxh, që janë duke u realizuar nga ekspertet  e angazhuar nga projekti KEP 2016.

 

Duke u bazuar në Ligjin për Planifikim Hapësinore, dokumenti Plani Rregullativ për  Prevallë është në fazën e diskutimit publik.

 

Në kuadër të këtij procesi, MMPH pret angazhimin e të gjithë të interesuarve, në mënyrë të veçantë të ekspertëve, shoqatave të ndryshme, përfaqësuesve të komunave pjesëmarrëse dhe qytetarëve, që me komente dhe rekomandime të ndihmojnë në plotësimin e dokumentit final.

 

Periudha e diskutimit publik për dokumentin e Planit Rregullues të Hollësishëm për Prevallë do të jete nga 19.03.2019 – 05.04.2019.

 

Komentet, vërejtjet ju lutem qe ti dërgoni ne email: [email protected]

 

Për më shumë shihni dokumentin:

 

Plani Rregullativ për Prevallë

 

Harta e Planit Rregullativ për Prevallë

Prapa