BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Lansohet projekti i bashkëpunimit në mes të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë (SEPA)

22.03.2019- Ky projekt ka për qëllimm bështetjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, përkatësisht Agjenicë së Mbrojtjes së Mjedisit të Kosovës (AMMK) dhe Autoritetit Rregullativ të Pellgjeve Lumore (ARPL), dhe njësive tjera të MMPH në ndërtimin dhe menaxhimine informacioneve që kanë të bëjnë me ujërat dhe mjedisin si dhe përgatitjen e Kosovës për të negociuar marrëveshjet me Bashkimin Evropian. 


Përmes këtij projekti do të ketë mundësi direkte të bashkëpunimit në mes AMMK-së dhe ARPL-së me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë- (SEPA) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Ujërave të Suedisë -SWAM.

 

Me këtë rast, ministri Matoshi tha se vendi ynë në të kaluarën nuk e ka pasur prioritet mjedisin, ndërsa aktualisht mjedisi ka vëmendjen e të gjithëve.


“Tashmë çështjet mjedisore kanë vëmendjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministrit, deputetëve dhe po marrin çdo ditë e më shumë edhe të donatorëve dhe miqve tanë”, deklaroi ministri Matoshi dhe vuri ne pah se me ndihmën e donatorëve dhe miqve, Kosova tashmë i është kthyer investimeve në mjedis ndërsa falënderoi shtetin e Suedisë për mbështetje në avancimin e çështjeve mjedisore përmes ekspertëve të këtij shteti.

 

Ndërsa Ilir Morina, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës vlerësoi si të domosdoshëm mbështetjen e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë (SEPA) duke ofruar ekspertë për MMPH-në.

 

Ndërsa Nasrin Porghazian, shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë tha se shteti i tyre ka mbështetur Kosovën që nga pas lufta.


“Suedia ka qenë një mbështetëse për Kosovën që nga viti 1998. Ne kemi njëpartneritet mjaftë të gjatë me Kosovën dhe po synojmë të mbështesim Kosovën në këtë drejtim.

Reformat tona dhe strategjia bashkëpunuese është e fokusuar nëtri fusha të ndryshme dhe këto fusha janë zhvillimi i tregut, demokracia, të drejta e njeriut dhe mjedisi dhe klima”, deklaroi Porghazian.

 

Ndërsa Nina Galadze Ekstedt, këshilltare për mjedis në SIDA dhe Ulrik Westman përfaqësues i SEPA-së, vlerësuan lartë bashkëpunimin mes agjencive të MMPH-së dhe atyre të Suedisë.

 

Paraprakisht është mbajtur edhe ceremonia e nënshkrimit të një marrëveshje për mbështetjen e projektit nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtarë (SIDA) dhe Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë- (SEPA).


Prapa