BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Në territorin e komunës së Mitrovicës evidentohen zona natyrore me potencial për regjistrin e zonave të mbrojtura

13.05.2019- Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, në kuadër të detyrave programore të tij, në bashkëpunim me komunën e Mitrovicës, ka realizuar projektin e evidentimit të vlerave natyrore në këtë komunë.

 

Gjatë këtij hulumtimi janë evidentuar disa zona me vlera natyrore, të karakterit botanik, hidrologjik dhe speleologjike, që dallohen me karakteristika të veçanta.

 

Vlerat e identifikuara që kanë plotësuar kriteret për tu marrë në mbrojtjen ligjore janë:  

 

Trungjet e Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Bajgorë;

Trungjet e Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Bajgorë;

Trungu i Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Bare;

Shpellat e Kaçandollit në fshatin Kaçandoll;

Burimi i ujit mineral në fshatin Mazhiq;

Ujëvara e trapçalive në fshatin Melenicë;

Trungu i Ahut (Fagus sylvatica) me Burimin e ujit nën rrënjë, në fshatin Ovçar;

Kroni i Akullit në fshatin Rahovë;     

Ahishtat e Llomovës në fshatin Selac;    

Trungjet e Qarrit (Quercus cerris) në fshatin Zabërgjë;

Trungu i Ahut (Fagus sylvatica) në fshatin Zabërgjë;

Trungu i Qarrit (Quercus cerris) në fshatin Zabërgjë.

 
Prapa