BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Diskutim Publik për dokumentin “Arsyeshmëria profesionale për shpalljen e lokalitetit të Boshtrës si monument i mbrojtur i natyrës”.

24.12.2019- Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në kuadër të Planit të Punës 2019 ka përgatitur edhe Arsyeshmërinë Profesionale për shpalljen e lokalitetit të Boshtrës (Forsythia europea) në habitatin e Goleshit, si monument i mbrojtur i natyrës.  

 

Bazuar në kërkesat e Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës (Nr.03/L-233) përkatësisht të Neni 151 (Pjesëmarrja e publikut në vendim marrje), dokumentet e hartuara në sektorin e natyrës para se të aprovohet dhe publikohet duhet ti nënshtrohen diskutimit publik.

 

Bazuar në këto kërkesa edhe draft dokumenti Arsyeshmërinë Profesionale për shpalljen e lokalitetit të Boshtrës (Forsythia europea) në habitatin e Goleshit, i nënshtrohet diskutimit publik. Diskutimi publik do të jetë i hapur nga date 24.12.2019 deri me date 24.01.2020.

 

Në kuadër të këtij procesi, AMMK pret angazhimin e të gjithë të interesuarve, në mënyrë të veçantë të ekspertëve dhe shoqatave të ndryshme që me komente dhe rekomandime të ndihmojnë në plotësimin e dokumentit final.

 

Komentet, vërejtjet dhe rekomandimet, Ju lutem ti dërgoni në email adresën [email protected]

 

Dokumenti: Arsyeshmëria profesionale për shpalljen e lokalitetit të Boshtrës si monument i mbrojtur i natyrës.  

 

Dokumenti i hartuar në bashkëpunim me komunat përkatëse ku shtrihet zona e propozuar për mbrojtje është në proces të diskutimit publik edhe në këto komuna.

 

Komuna e Fushë Kosovës 

https://kk.rks-gov.net/lipjan/wp-content/uploads/sites/20/2019/12/20191223135650989.pdf


Komuna e Lipjanit

https://kk.rks-gov.net/fushekosove/wp-content/uploads/sites/16/2019/12/VendimiPerBoshtrenGoleshit.pdf

 

Komuna e Gllogocit

https://kk.rks-gov.net/gllogoc/wp-content/uploads/sites/10/2019/12/20191219101205866.pdf

 

 
Prapa