BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

Monitorimi i kushteve hidrologjik në Kosovë për periudhën gjashtëmujore

04.06.2020- Instituti Hidrometeorologjik i Kosoves, ne baze te monitorimit te kushteve të thatësisë/lagështisë në Republikën e Kosovës për periudhën gjashtëmujorë hidrologjike tetor 2019 - mars 2020 ka bere nje analize te gjendjen bazuar në Indeksin Standard të Reshjeve (SPI).

 

Kosova eshte  vend i predispozuar per thatesira. IHMK/sektori i Hidrologjise në vazhdimësi përcakton SPI-ne per nje seri vendndodhjesh ne Kosove nga te cilat monitorohen reshjet.

 

SPI percaktohet me qellim që te jape informacion per publikun, kompanite e ujit dhe politikberesit mbi thatesirat, per nje zhvillim te qendrueshem ekonomik te Kosoves dhe menagjim me te mire te resurseve ujore. 

 

Sikurse eshte prezantuar edhe permes hartes, analiza e SPI tregon se për gjashte mujorin hidrologjik, Tetor 2019 - Mars 2020, kushtet e lagështisë/thatësisë ne Kosove janë afër gjendjes normale ne pjesën me te madhe te Kosovës.

 

Gjate kësaj periudhe Lokacionet ne Kosovën jugperëndimore kane treguar se vendi është afër gjendjes se thatësisë se ulet, ndërsa pjesa e Kosovës Lindore është afër gjendjes se normales, përjashtim bën  një pjese e Kamenicës ne te cilën bazuar ne kalkulimin e SPI është paraqitur gjendje e  thatësisë.

Prapa