BALLINA BreadCrumbTrailer Arkivi - Lajme

7 Tetori - Dita e Mbrojtjes së Dinarideve

07.10.2020- 7 tetori është data kur shënohet Dita e Mbrojtjes së Dinarideve. Shënimi i kësaj ngjarje u vendos të mbahet me këtë datë në Asamblenë e Përgjithshme të Parqeve Dinarike, që u mbajt vitin e kaluar.


Qëllimi i shënimit të Ditës së Mbrojtjes së Dinarideve, është që përmes aktiviteteve të tërhiqet vëmendja për rendësin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të regjionit të Alpeve Dinarike, si dhe ndërthurja e burimeve natyrore dhe vlerave kulturore dhe historike të kësaj zone shumë të veçantë në Evropë.



Për shkak të pandemisë COVID-19, kremtimi i kësaj ngjarje, këtë vit do të organizohet me aktivitete virtuale. Derisa pandemia preku shumë aspekte të punës dhe funksionimit të parqeve në rajonin e Alpeve Dinarike dhe më gjerë,duke shënuar këtë ditë, synohet të tërhiqet vëmendja për efektet e pandemisë në zonat e mbrojtura por edhe nevoja për forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit si një nga përgjigjet ndaj kësaj krize të re.

Prandaj, moto e shënimit të Ditës së Mbrojtjes së Dinarideve këtë viti është #DinaridetNaBashkojnë (#DinaridesConnect).

Pjesë e rrjetit të Parqeve të Alpeve Dinarike janë edhe 3 parqe të nga Kosova: Parku Kombëtarë “Sharri”, Parku Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” dhe Parku“Gërmia”.

Përndryshe Alpet Dinarike përfaqësojnë një nga vargmalet më të mëdha në Evropë, që lidhin tetë vende të Evropës Juglindore: Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë, Slloveninë dhe Serbinë.


Emri Dinarides rrjedh nga emri i malit Dinara, i cili ndodhet në kufirin midis Kroacisë dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, dhe që shtrihet në pjesën qendrore të vargmalit. Pika më e lartë në vargmalin e Alpeve Dinarike ndodhet në Bjeshkët e Nemuna (Maja e Jezercës 2.694m).


Struktura e maleve në Alpet Dinarike është e tipit gëlqeror, me shumë mbetje të akullnajave në majat më të larta. Rezultati i kësaj është erozioni për shkak të veprimit të ujit dhe për këtë arsye ato dallohen nga gryka të shumta, kanione dhe shpella nëntokësore dhe me burime ujore.

Ky terren unik, i kombinuar me ndikime të klimave të ndryshme, me kalimin e kohës ka ndikuar në formimin e llojeve të ndryshme të vegjetacionit. Ekziston një biodiversitet i pasur me shumë lloje endemike dhe relikte, dhe për këtë qëllim, Alpet Dinarike konsiderohet si një "pikë e nxehtë" e biodiversitetit evropian dhe global.

Prapa